Apeli Shkodër/ Burg pёrjetё për vrasësin e turistëve çekë

0
179

Edhe Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Sokol Mjacaj, vrasësi i dy turistëve çekë Michael Svatos dhe Anna Kosinova do të vuajë dënimin me burgim të përjetshëm.

Elvira Jakova, avokatja mbrojtëse e Mjacajt kërkoi dënim tjetër si dhe pranimin e ekspertizës së një grupi psikologësh për të riun, pasi gjendja e tij kishte qenë e rënduar para se të ndodhte krimi.

Por Gjykata nuk nuk e mori parasysh kërkesën e saj. Sidoqoftë avokatja është shprehur se do ta çojë çështjen në Gjykatën e Lartë.

Vrasja e dy turistëve çekë ndodhi më 25 korrik të vitit 2015.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here