Standard.al

Gjenden eshtrat 1000 vjeçare të Shën Vladimirit në bodrumin e Muzeut Kombëtar?!

0

 “Askush nuk e dinte se ekzistonin”, shprehet Artan Shkreli. Drejtori Melsi Labi: Ndodhen aty prej 35 vitesh, por duhej një studim serioz ku të bindeshim që ato relike janë ato që mbrojmë se janë”.

 

 

Sensacional është quajtur fakti se në bodrumet e Muzeut Historik Kombëtar papritur janë gjetur mbetjet trupore 1000 vjeçare në trajtë relikuari të Shën Vladimirit. Ai është një prej shenjtëve më të rëndësishëm të kulturës dhe historisë mesjetare të ballkanit jugor e më gjerë. Janë rigjetur papritur është shprehur Artan Shkreli, të cilat sipas tij u konfiskuan nga regjimi. Po në fakt janë gjetur, rizbuluar apo ndodheshin aty prej vitesh? Po çfarë tjetër fshihet në bodrumet e Muzeut Historik Kombëtar e që rrezikon të dëmtohet?

Artan Shkreli

“Ishin ruajtur prej 1000 vjetësh dhe janë pikërisht ato mbi të cilat arbni Karl Topia kish ngritur (për adhurim të tyre) kishën dhe manastirin e famshëm të Shijonit në Elbasan në Treqindën e largët. Askush nuk e dinte se ekzistonin. Kjo është një ngjarje e rëndësishme e kulturës shqiptare dhe asaj ballkanike. Ekspozimi i tyre, tashmë i domosdoshëm, kërkon kujdes dhe një studim të veçantë shoqërues.”, shkruan Artan Shkreli.

E ndërsa Shqipëria sapo ka marrë presidencën e Këshillit mbrojtjen e trashëgimisë kulturorë për Evropën Juglindorë, këto fakte vijnë si një shuplakë fytyrës për Ministrinë e Kulturës.

Mendohet prej të gjithëve ne se Muzeu Kombëtar duhet të ketë një regjistër dhe një invetarizim të objekteve që “jetojnë” brenda tij dhe e gjitha kjo po na surprizon tej mase.

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Melsi Labi

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Melsi Labi e mohon mos dijeninë e ekzistencës së tyre. Ai për më tepër shton se ishin në dijeni të tyre dhe se..: “reliket kaq të veçanta kanë për rreth 35 vjet në Muzeun Kombëtar,por u desh inventarizimi dhe regjistrimi i saktë dhe serioz i gjithë pasurisë së ndodhur në muze. Kjo është bërë vetëm pas vitit 2013 dhe si rezultat i kësaj pune u zbuluan. Fakti është se ka më tepër se 1 vit që janë zbuluar,por Muzeu Kombëtar, nuk mund të dilte në përfundim pa një restaurim serioz dhe një studim serioz ku të bindeshim që ato relike janë ato që mbrojmë se janë.”.

Më tej drejtori i  Muzeut thotë: “Që reliket ti kalojne kishës?!!! Ato janë tashmë pasuri kombëtare dhe i takojnë të gjithëve… myslimanë e të krishterë. Mendoj se të gjithë duhet të bëjmë punën që jemi profesionistë, sa më mirë dhe me dashuri për kombin dhe kështu çdo gjë do të shkojë në drejtimin e duhur duke ecur sa më shpejt drejt Europës dhe mentalitetit të saj.”. Ekspozimi i kësaj pasurie kërkon një vitrinë të vecantë sipas specialistëve pasi kërkohen kushte shumë specifike, duhet të mbrohen nga ndotja atmosferike të cilën vendi ynë e ka tej normave të lejuara. Sipas specialistëve të cilët kanë punuar me këto relike, kutitë e lipsanave ndodhen në Muzeun Historik Kombëtar  dhe ato janë identifikuar para një viti e gjysëm. Sipas tyre ato ruhen në fondet e Muzeut Historik Kombëtar. Qenia e tyre në kuti argjendi është pozitive për ruajtjen, sepse argjendi ka veti baktericide dhe jonet e lëshuara prej tij vrasin bakteriet, që mund të dëmtojnë kockat dhe kjo nuk i ka lejuar të dëmtohen. Reliket e Shën Gjonit apo Shën Vladimirit ndodhen në Manastirin e Shijonit në Elbasan dhe ato ekspozohen kur besimtarët festojnë ditën e Shën Gjonit.  P. Stafa

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.