Artistët e lindur në ’90 vjen në ekspozitën ‘Nga brenda jashtë’

0
180

 

Fatlum Doçi, Aurora Kalemi dhe Mirjana Mecaj sjellin në 4 mars në  Tirana Art Lab ekspozitën kolektive të quajtur “Nga brenda jashtë”. Ajo është ekspozita e parë e një serie që do të fokusohet tek përzgjedhja, kontekstualizimi dhe paraqitja e praktikave të artistëve më të rinj shqiptarë, duke u krijuar mundësi nëpërmjet prezantimit të punëve të tyre në vitet e para pas diplomimit. Aurora Kalemi, Mirjana Mecaj dhe Fatlum Doçi i përkasin një gjenerate artistësh të lindur në vitet ’90. Pikënisja e praktikës së këtyre artistëve është bota e brendshme. Prej pafundësisë së saj burojnë idetë. Nëpërmjet procesit piktorik ato ide dalin në pah dhe shndërrohen në një mënyrë komunikimi me realitetin. Është pikërisht brenda diskursit të tyre individual, ekzistencial, midis të qenurit dhe të dukurit, që praktikat e tyre lindin dhe duhen kuptuar, qoftë në përmbajtje, qoftë në formë. Skena e artit bashkëkohor shqiptar në 25 vitet e fundit ka qenë e dominuar nga artistë që kanë praktikuar një art të angazhuar, duke reflektuar mbi ndryshimet politike, ekonomike apo sociale, por duke humbur në të njëjtën kohë konsiderimet individuale, ngarkesën e origjinalitetit të tyre. Nga kjo pikëpamje, artistët e kësaj ekspozite, mund të konsiderohen si individualistë, duke qenë se me vetëdije kanë vendosur që thelbi i punës së tyre të mos përqendrohet rreth ngjarjeve dhe përshfaqjeve, por tek ndikimi dhe pasojat që ngjarjet sociale e politike kanë tek individi.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here