Marshimi e protesta paqësore “Mbro Parkun e Liqenit”, mbillen fidanë

0
121

Përfaqësues të shoqërisë civile vijojnë protestën kundër ndërtimit të këndit të lojrave në parkun e Liqenit Artificial: “Mbro Parkun e Liqenit, të mbjellim pemë në vend të betonit!”.

Aktivistë të shoqërisë civile të mbledhur në orën 10:30 pranë Monumentit të Pavarësisë” marshuan drejt Kodrave të Liqenit ku po vijon puna e ndërtimit të këndit të lojrave që kundërshtohet nga këta aktivistë.

Ata kishin në duar fidanë, për t’i mbjellë në hapësiren e rrethuar për betonizim, siç thonë ata. Disa të rinj mbanin në duar dhe kazma e lopata.

Më pas aktivistët mblollën disa pemë.

Elian Tanini: Kërkojmë të rishikohet projekti të mos shkelin ligjin, të mos fusin beton brenda parkut e të bëhen më transparent”

Ata shprehen se janë të vendosur për të mbrojtur deri në fund Parkun e Liqenit me pemë.

Dje kryetari i Bashkisë Erion Veliaj tha se kishte nisur procesi I invetarizimit të pemëve të cilat do të fotografohen dhe matrikulohen për të garantuar se nuk do të ketë asnjë pemë të prerë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here