Gratë në nivele drejtuese, 43% e kompanive nuk kanë gra në bord

0
258

Një studim i bërë në nivel kombëtar nga qendra për nxitjen e zhvillimit njerëzor tregon disavantazhin që kanë gratë krahasuar me burrat në tregun e punës. Edhe pse niveli më i lartë i të diplomuarve është femra, kompanitë private nuk preferojnë të kenë në bordin e tyre drejtues gra. Situata është shqetësuese edhe në qeverisjen  lokale ku nga 61 bashki, vetëm 15 prej tyre drejtohen nga gra. Raportet kombëtare tregojnë se niveli i të diplomuarve femra është më i lartë se meshkujt, por në tregun e punës gratë janë në disavantazh. Studimi për përfaqësimin e grave i realizuar nga Qendra për Nxitjen e Zhvillimit njerëzor tregon se  43 % e kompanive në Shqipëri nuk kanë gra në bordin drejtues, ndërsa në qeverisjen lokale nga 61 bashki, vetëm 15% drejtohen nga gra. Linda Rama, drejtuese e grupit të ekspertëve u shpreh se disavantazhi mes grave dhe burrave është evidente edhe në qeverisjen qëndrore. Linda Rama: “Përfaqësimi politik i gruas ka marrë një vëmendje të konsiderueshme, nuk kemi arritur akoma të kapim masën kritike në parlamentin e Shqipërisë për fat të keq pasi vetëm 23% e deputetëve në parlament janë gra. Në renditemi në vendin e 65 në 138 vende ku është bërë ky klasifikim sa i përket këtij përfaqësimi.Mesatarisht 35% e këshilltarëve lokale janë gra. Edhe këtu i bie të fshihemi pas mesatareve. Ndërkohë që është një çudi shumë e madhe që në ato kompani që kanë pasur Borde, pasi jo të gjitha kompanitë e anketuara kanë rezultuar me borde, 43.3% e bordeve nuk ka asnjë grua. Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë e vuri theksin në realizimin e programeve mbështetëse për punësimin e grave. Blendi Klosi: “Me programet e nxitjes së punësimit ne ti japim shumë më tepër hapësira zonjave të cilat jo vetëm janë në profesione të vështira, por pa dyshim janë dhe zonja të cilat kanë probleme, gratë e reja, gratë më fëmijë të vegjël, të cilat e kanë të vështirë të futen në tregun e punës.Në sistemin gjyqësor, të dhënat treguan se 37% janë gra, ndërsa me pak prej tyre punojnë në prokurori.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here