Transformimi rrënjësor i Lindita Nikollës, nga kryetare lagjeje në ministre Arsimi me vilë luksoze

0
122

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla,  duket se ka pësuar një transformim rrënjësor, nga dita që la postin e kryetares së  lagjes për të zënë postin e ministres së Arsimit.

Transformimi i saj fillon që nga mënyra e veshjes, ku në vend të pantallonave dhe xhaketave demode, veshi fustane dhe kostume Versaçe,Armani, Guçi etj. Laja e PS u shndërrua në modele, ku veshjet e aktivistes të frontit popullor i zunë rrobat firmato.

Gjithçka firmato që nga çorapet, këpucët, çantat, orat, syzet deri te parfumet e shtrenjta që përdor. Këto nuk janë asgjë në krahasim me fatin që i ka rënë ministres së Arsimit.

Babo Natale i pushtetit i ka bërë dhuratë edhe një vilë 450-500 mijë euro në zonën e Lundrës, ku banojnë biznesmenë dhe pasanikët e Tiranës. Edhe Nikollës i qeshi fati më në fund. Nuk është e llehtë të bllokosh doktoraturat dhe të pasurosh Henri Cilin në dëm të shqiptarëve.

Vuajtje pa fund për ministren tonë të Arsimit, nga dita që shqiptarët i dhanë votën rilindjes. Dhe kjo është rilindje për kopjacen e universitettit UFO, i cili e arsimoi dhe në këmbim u linçua nga ministrja në fjalë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here