Mblidhet grupi i PD, Basha: Do kërkojmë përjashtimin e Ramës për 10 ditë, shkak ofendimet në Kuvend

0
144

Partia Demokratike ka mbledhur grupin parlamentar për të diskutuar për aksionin e opozitës në ditët në vazhdim dhe marrëdhëniet me Kuvendin. Mbledhja e grupit të PD, u zhvillua me dyer të mbyllura dhe vjen një ditë pasi opozita bllokoi punimet ne seancën plenare. Burime brenda grupit parlamentar të PD, thanë se kjo forcë politike do të vazhdojë marrëdhënien e kushtëzuar me Parlamentin dhe me komisionet hetimore. Ndërsa do të diskutojë në mbledhjet e ardhshme për qëndrimin në Parlament.

Në përfundim të mbledhjes, kreu i PD Lulzim Basha në një deklaratë për mediat tha se do ti kerkojnë Kuvendit përjashtimin me 10 ditë të kryeministrit Rama për shkak të ofendimeve në Kuvend. Sjelljen e Ramës, Basha e konsideroi provokim.

Basha: Provokoi goditjen e tij me vezë që fatkeqësisht nuk e zbuluan në pjesën e tij të kokës. Uroj mos ketë guximin të provokojë më.

Sot depozituam  byronë e Kuvendit kërkesën për përjashtimin e Ramës për 10 ditë

Plotësimi i zgjidhjes që ne kemi ofruar, i largimit me ligj të deputetëve që vrasin përherë është një kusht që nuk ka shqiptar që mos e kuptojë për të shmangur bllokimin e kuvendit.

I vetmi që nuk e pranon është ai që solli Prengën dhe Ndokën.

PD i ka të qarta që qëndrimet e saj. Ne presim që Rama të reflektojë, përkundrazi vendimet që kemi marrë do ti çojmë deri në fund.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here