Manjani dhe Gjosha kundër Ramës, kryeministri deklaron se nuk do t’i hapë kufijtë për refugjatët

0
117

Për disa çështje duket se nuk ka një qëndrim zyrtar në qeveri. Ndryshe veprojnë ministrat e LSI-së, ndryshe ata të PS-së. Një natë më parë në “Top Story” kryeministri Rama tha se nuk ka negocim për çështjen e ligjit që rregullon pagesat e kontributeve shoqërore nga ana e avokatëve.

Por ndërkohë sot ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani priti në zyrë një përfaqësi të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, me të cilët u dakordësua që avokatët të paraqesin disa variante të bazuara në të dhëna konkrete dhe në javën e ardhshme të ulen bashkarisht me ministrin e Financave për të gjetur një zgjidhje e cila do të paraqitet më pas në qeveri.
Dje pati gjithashtu një tjetër rast me qëndrime të kundërta mes kryeministrit dhe ministres së Integrimit, Klajda Gjosha. Kjo e fundit tha që Shqipëria do të mirëpresë refugjatët sirianë, ndërsa Rama deklaroi se vendi ynë nuk do t’i hapë kufijtë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here