Kosovë, masa të forta sigurie para nisjes së votimit për Presidentin

0
144

Masa të forta sigurie në Kuvendin e Kosovës para nisjes së seancës së sotme, ku pritet të votohet presidenti i ri i vendit. Kandidatët janë Hashim Thaçi dhe Rafet Rama.

Të gjithë deputetët i janë nënshtruar një kontrolli të imtësishëm në hollin e Kuvendit dhe karriket e sallës së Kuvendit u kontrolluan një për një nga dy policë civilë.

Mësohet se deputetët e arrestuar të opozitës do të lejohen në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Të pranishëm në sallën e Kuvendit janë edhe përfaqësues të trupit diplomatik.

Pa nisur ende seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit, pranë selise së PDK-së në Prishtinë janë mbledhur dhjetëra simpatizantë të Hashim Thaçit, kandidatit për president, kryetar i kësaj partie.

Njësitë speciale kanë bllokuar rrugën që të çon nga kjo seli në sheshin “Nëna Terezë”, ku janë grumbulluar protestuesit e opozitës. Për disa minuta ka pasur një përplasje verbale mes dy palëve dhe parrulla kundër dhe pro Thaçit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here