Hetimi për serverin e tatimeve, Shkëlqim Cani do jetë dëshmitari i parë që do thirret para komisionit

0
112

Komisioni parlamentar hetimor mbi çështjen e marrjes së të dhënave në serverin e tatimeve është mbledhur pas disa dështimeve radhazi dhe ka përcaktuar rregulloren dhe ndryshimin e planit të hetimit.

Një nga dëshmitarët e parë që do të thirren do të jetë ish ministri i Financave Shkëlqim Cani dhe sekretarja e Përgjithsme e kësaj ministrie, Gelardina Prodani, të cilët të martën duhet të jenë përpara komisionit.
Hetimi parlamentar mbi çështjen e marrjes së të dhënave nga serveri i tatimeve nëntorin e 2013 është kërkuar me forcë nga Partia Demokratike. Sipas saj në mënyrë të jashtligjshme janë marrë të dhënat e bizneseve dhe qytetarëve nga persona të pa autorizuar.
Puna e komisionit ka nisur që në janar të 2015 por për shkak të mungesës së kuorumit të deputetëve dhe hapësirave procedurale hetimi nuk ka nisur ende.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here