Standard.al

Grupi legjendar “Bon Jovi” vjen për herë të parë në Tiranë

0

Do të jetë për herë të parë në një koncertnë Tiranë grupi legjndar i muzikës rock “Bon Jovi”.

Më 14 Mars, ditën e Verës, grupi do të përformojë rreth orës, ora 20.00, në stadiumin ‘Qemal Stafa’, një ditë para rikonstruktimit të tij.

Lajmi është bërë i ditur në një profil në internet, që është dhe faqja zytare e eventit: “Siç e do tradita artistët më të mirë vijnë në Shqipëri për të festuar Ditën e Verës. Këtë vit G.A Tirana Events do të sjellë bandën e famshme Bon Jovi në Stadiumin “Qemal Stafa”, një natë para nisjes së shembjes së tij.”, shkruhet në informacionin e faqes.

Lajmi ka nxitur reagimet e menjëhershme të interesuave, që dëshirojnë ta shikojnë “live” grupin që ka bërë të ëndërrojnë me muzikën e tyre mijra shqiptar.

Përsa i përket informacionit për shitjen e biletave, ai do të jetë i disponueshëm prej ditës së hënë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.