Standard.al

22 –vjeçari Rymir çon në gjykatë Jay Z, do provojë që e ka baba biologjik

0

I riu që pretendon se është djali i Jay Z e ka çuar çështjen në gjykatën federale, në mënyrë që të provojë se producenti i famshëm është babai i tij.

Ngjarja vazhdon që prej 2011 kur u bë publike dhe 22 – vjeçari i kërkon Jay Z të bëjë testin e ADN – së sepse siç pretendon, ai është fryt i një lidhjeje që Jay Z ka pasur me mamanë e tij Wanda, në vitet 90’.

Rymir Satterthwaite i cili së fundmi ja delegoi kërkesën e tij gjykatës federale u shpreh për “Radar Online’’ se nuk bëhet fjalë vetëm për një çështje atësie, por që sistemi gjyqësor të funksionojë ashtu siç duhet dhe jo të ndikohet nga fuqia e njerëzve të pushtetshëm.

“Për 5 vite me rradhë, familja ime dhe unë kemi luftuar shumë fort dhe nuk do të ndalojmë derisa të zbulohet e vërteta dhe të vihet drejtësi”, – deklaroi 22 – vjeçari.

Djali ka një ngjashmëri të madhe me producentin, gjithashtu  i ngjan edhe mamasë së Jay Z, asaj që ai e quan gjyshe biologjike.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.