Tornado në SHBA, shkon në 6 numri i viktimave

0
139

Stuhi të fuqishme dhe tornado kanë goditur juglindjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shkaktuar viktima dhe dëme  të mëdha materiale. Tre persona  humbën jetën në Virginia, një ditë pasi tre të tjerë u gjetën të pajetë në bregun e jugut të vendit. Të moshës 50, 26 dhe 2 vjec, viktimat u gjetën rreth 300 metra larg rulotit ku jetotnin, i cili u përfshi nga ererat e forta dhe stuhitë e shiut.

Pamjet tregojnë që dëmet e shkaktuara nga tornadot janë të mëdha, vecanërisht në Virgina, Karolina  e Veriut, Maliland, Pensilvania dhe washington DC.

Dy autostrada kryesore në Virginia dhe dy rrugë nacionale janë të pakalueshme si pasojë e mbetjeve që solli vërshimi i ujërave. Shumë zona janë totalisht nën ujë, energjia elektrike është ndërprerë në shumë qytete si pasojë e stuhive dhe shkollat në Karolinën e Jugut e të veriut dhe në Florida ose janë mbyllur ose kanë shkurtuar orët e mësimit. Moti i ashpër ka prekur edhe jugun e  Luizianës e Misisipin.

Sipas autoriteve, 160 shtëpi janë shkatërruar ose dëmtuar rëndë rreth 60 milje në perëndim të New Orleans dhe 70 në Florida. Guvernatori i Floridas Rick Scott shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për dy qarqe pas stuhisë së të martës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here