Dëmshpërblimi i përmbytjeve, banorët e Povelçës në protestë: S’jemi kompensuar

0
177

Banorët e fshatrave Darzezë dhe Povelçë në Fier kërkojnë dëmshpërblimet një vit pasi ujërat e Vjosës përmbytën gjithçka në këtë zonë. Protesta e tyre u mbështet nga PD e Fierit.

Dhjetëra banorë të fshatit Povelçë të njësisë administrative Dërmenas në Bashkinë e Fierit, kanë protestuar për mosmarrjen e dëmshpërblimit nga përmbytjet e një viti më parë. Të irrituar banorët kanë akuzuar qeverinë dhe pushtetin lokal se nuk kanë mbajtur premtimet në lidhje me dëmshpërblimet nga përmbytjet, nga të cilat thonë se iu shkaktua dëm i konsiderueshëm.

Banore: “Unë kam një vit që fle në çimento në shtëpi me lagështi.Që kur ka zënë ujë edhe poshtë është sterrë e zezë shtëpia. Nuk di ku të shkoj të banoj.Kemi marrë azëm në mushkri”.

Banor: “Çfarë të bëjmë tani? Ti hidhemi qeverisë në grykë. Nuk ka mbetur gjë tjetër. Ta mbërthejmë qeverinë për gryke, t’i marrim mushkritë atje se ne nuk kemi vetë mushkri më”.

Banor: “Na janë mbytur dhi, keca, toka të mbjella. Këtu nuk u nda asgjë që thonë u ndanë oriz etj. Këtu vinin makinat plotë e iknin plotë”.

Banor: “As verifikimi nuk është bërë asnjë gjë. Nuk erdhi komisioni. Unë kisha aplikuar për 150 dele. Si përfundim mu mbytën 75. I kisha të gjitha të rregullta”.

Protesta e banorëve të Povelçës që mbahet një ditë pas vizitës së Kryeministrit në Frakull të Fierit, u mbështet dhe nga PD e degës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here