Athina thërret ambasadorin. Përplasje me Vjenën pas samitit për refugjatët

0
172

Reagimi i Athinës ndaj mbajtjes së samitit të emigracionit në Vjenë nuk u mjaftua vetëm me notën e protestës. Mungesa e saj në takimin, që mblodhi të gjithë vendet e të ashtuquajturës “rrugë ballkanike” e ka shtyrë ekzekutivin grek drejt një mase edhe më të ashpër.

Në një deklaratë për shtyp, të shpërndarë sot, Ministria e Jashtme njoftoi se me propozim të shefit të diplomacisë së shtetit helen, Nikos Kotzias, është thirrur për konsultime në Athinë ambasadorja Krisula Aliferi.

Vendimi, – thuhet në deklaratë, – është marrë për të mbrojtur marrëdhëniet e mira greko-austriake. Përjashtimi i Athinës nga një takim aq i rëndësishëm, ku u diskutuan çështje që preknin drejtpërdrejt edhe atë vet, për autoritetet e larta greke jo vetëm nuk ndihmon në zgjidhjen e krizës së emigrantëve, por përkundrazi e thellon më shumë atë.

Është e qartë që problemet e mëdha të Europës nuk mund të zgjidhen me metoda që i kanë rrënjët në shekullin e XIX, – thuhet më tej në deklaratë – dhe vendimet e krerëve të shtetit nuk mund të anulohen prej shefave të policisë së vendeve të Ballkanit.

Sipas Athinës zyrtare, veprimet  e njëanshme për zgjidhjen e çështjes së emigracionit dhe shkeljet e së drejtës ndërkombëtare dhe asaj europiane, mund të dëmtojnë themelet dhe procedurat e Bashkimit Europian.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here