Tenderi i çuditshëm i OSSHEE: 30 milionë lekë për parashkimin e motit!

0
157

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar shpalljen e një tenderi ku si objekt shërbimi është përcaktuar “Shërbimi i parashikimit të motit”.

Tenderi është shpallur në buletinin e fundit të Agjencisë së Prokurimit Publik, ndërsa data e zhvillimit të tenderit është 26 shkurti.

Fondi i përcaktuar për këtë shërbim është 2 milion e 923 mijë lekë të reja, ose afërsisht 21 mijë euro.

Institucioni thotë se paratë për këtë shërbim do të dalin nga të ardhurat e vetë OSSHEE.

Rreth një muaj më parë, ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, pohoi në Komisionin e Ekonomisë në Kuvend se edhe Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka të dhëna për parashikimin e motit, pa specifikuar nëse e blen një shërbim të tillë, e merr falas nga institucione të tjera shtetërore apo e ka si shërbim që e realizon me strukturat e veta.

Në bazë të raportit që KESH-i sjell për parashikimin e motit, në dhjetor të vitit të kaluar u bë parashkimi i gabuar i të ardhurave që do të vinin nga energjitika

Për motin, i besuam raportit që na solli KESH-i, tha Cani, duke shpjeguar parashikimin e gabuar për të ardhurat. Shkëlqim Cani ju përgjigj kështu shqetësimit të deputetit Anastas Angjeli, sipas të cilit “kemi gjithë këto institucione, megjithatë nuk parashikojmë dot as motin”.

Por OSSHEE ka vendosur ta blejë një shërbim të tillë nga privatët, megjithëse ka një shërbim të tillë të posaçëm shtetëror.

Bëhet fjalë për Shërbimin Meteorologjik të Forcave Ajrore, i cili është themeluar që në vitin 1949 nga Instituti i Shkencës dhe që aktualisht është në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Në faqen zyrtare të këtij Shërbimi, thuhet se vitet e fundit ky shërbim është modernizuar.

Në shtator 2004 në Stacionin Qendror Tiranë është instaluar programi “Nubis”. Nëpërmjet këtij programi u realizua marrja e informacionit meteorologjik në mënyrë satelitore dhe po me anë të këtij programi më 23 shtator 2004 filloi dhënia e informacionit të motit në televizionin publik shqiptar nga ana e Shërbimit Meteorologjik të Forcave Ajrore. Gjithashtu është duke u punuar për futjen e të dhënave meteorologjike në internet, ku të interesuarit do të marrin në kohë reale 24 në 24 parashikimin e motit”, shkruhet në fazen zyrtare të Shërbimit Meteorologjik të Forcave Ajrore.

Përderisa ministria e Mimi Kodhelit i paska gjithë mundësitë për të parashikuar motin, përse drejtoria e Adrian Çelës duhet t’i paguajë 30 milionë lekë kompanisë private?

 

tenderi-me-logo

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here