Zbulohet dokumenti, brenda parkut të liqenit parashikohet ndërtimi i “Grand Kafe”

0
198

Protestat e shoqërisë civile për këndin e lojërave brenda parkut të liqenit të Tiranës kanë të bëjnë me faktin që në projekt është parashikuar mur betoni dhe një lokal.

Bashkia thotë se asgjë nga këto nuk është në projekt, megjithatë dokumenti tregon të kundërtën.
Në dokument thuhet se zona e këndit të lojërave është paralel dhe ka lidhje të drejtpërdrejtë me një hapësirë tjerë të quajtur “Grand Kafe”, pra me lokalin që është parashikuar të ndërtohet.
Ky lokal është parashikuar të ndërtohet për prindërit, të cilët mund të pinë një kafe apo të lexojnë gazetën dhe njëkohësisht të kontrollojnë fëmijët. Në majën e kodrës, tarraca e lokalit është e pajisur me kioskë akulloreje, gazete, pistë vallëzimi, pikë informacioni në lidhje me parkun si dhe një zonë për ndihmën e shpejtë.
Zona ku do të ndërtohet këndi i lojërave, sipas masterplanit lidhet me një shëtitore që zgjatet drejt liqenit, ku është vendosur klubi i vozitjes dhe një pishinë publike lundruese brenda në liqen, të cilat mbulohen nga një platformë dritash e quajtur ‘tufa e xixëllonjave’.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here