Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Shkodër dhe Rrëshen

0
153

Në Shkodër dhe Rrëshen, Bashkitë respektive po vijojnë aksionin për lirimin e hapësirave publike. Gjatë aksionit që është mbështetur nga policia nuk ka pasur rezistencë nga ana e subjekteve apo banorëve.

Pika turistike e Shirokës ka qenë stacioni i radhës i aksionit të ndërmarrë nga Bashkia Shkodrës për lirimin e hapësirave publike.

Pas investimeve të fundit në këtë zonë me rrugën e re, vendosjen e ndriçimit dhe gjelbërimin, lirimi i hapësirave publike ishte kthyer në domosdoshmëri dhe nuk ka patur rezistencë nga ana e subjekteve apo banorëve.

Ledina Babameto: Në mbështetje kemi edhe forcat e policisë bashkiake, gjithashtu edhe të rendit. Puna po vazhdon normalisht. Kjo është në dobi të qytetarëve meqenëse është edhe një zonë turistike.

Pas Shirokës, aksioni do të shtrihet edhe në pikën tjetër turistike të Zogajve.

Edhe në Mirditë, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në Bashki në bashkëpunim me policinë kanë nisur një aksion për lirimin e hapsirave publike.

Në fokus të këtij aksioni kanë qenë disa mure rrethues dhe objekte të ndërtuara pa leje në brigjet e lumit Fan.

Pashk Bushpreni: Ka filluar aksioni për lirimin e hapësirave publike, të cilat për fat të keq në qytetin tonë janë mjaft të pakta.Do të bëjmë lirimin e plotë të të gjitha hapësirave për të cilat ka nevojë qyteti, kanë nevojë qytetarët e Rrëshenit.

Bashkia e Mirditës thotë se hapësirat e krijuara do të vihen në funksion të qytetarit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here