“PS është partia e rrumpallës, çdo gjë bëhet sipas qejfit të Ramës”

0
151

Ndre Legisi është vënë në krah të Ben Blushit ku kërkon zgjedhje në parti. Sipas ish deputetit socialist, kjo forcë është shndërruar në një parti rrumpallë nën drejtimin e Edi Ramës, ku çdo gjë bëhet sipas qejfit të kryetarit dhe nuk ështëpartia institucionale që ka qenë dikur.

Një nga ish-deputetët më të vjetër të PS dhe Sekretari për koalicionet mes PS dhe partive të tjera në 2013, Ndre Legisi, ka bërë fajtor Edi Ramën për mosmbajtjen e zgjedhjeve brenda partisë dhe për situatën në të cilën është katandisur Partia Socialiste.

Në një intervistë për gazetën “Shqip”, ai thotë se Blushi ka të drejtë kur kërkon zgjedhje në parti, pasi duhet të respektohet statuti ashtu siç është i shkruar dhe jo siç thotë Rama.

“Statuti i PS është Kushtetuta e partisë dhe duke qenë Kushtetuta e partisë, do të thotë që duhet të respektohet ashtu siç është shkruar. Nuk mund që meqënëse e kemi shkruar kështu, por meqënëse e ka Anglia ndryshe dhe ne do ta bëjmë ndryshe, nuk do të respektojmë ato çfarë vetë kemi shkruar”, thotë Legisi.

“Kjo nuk është partia institucionale. Partia elektorale, siç po e zbaton idenë e tij zoti Rama me të tjerë, është partia e rrumpallës, domethënë kush futet, kush del, çdokush sipas orekseve të drejtuesve. Dalin ata që do z.Rama, futen po ata që i do z.Rama. Kjo nuk është partia e statutit, është partia e rrumpallës”, thotë ndër të tjera ish-deputeti Ndre Legisi

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here