Standard.al

Përurohet qendra e formimit profesional në Universitetin Bujqësor

0

Në mjediset e Universitetit Bujqësor në kryeqytet është përuruar Qendra Arsimore dhe e Formimit Profesional e cila mbështetet nga USAID dhe Qeveria sllovene.

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti dhe ai i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi theksuan se kjo qendër është materializim i reformës që ka nisur qeveria në sistemin veterinar.

Panariti: Jemi të bindur se gjurmueshmëria, parandalimi, diagnoza e sëmundjeve infektive në kafshë por dhe kontrolli i sigurisë ushqimore tashmë do të ketë një shtrirje të mirëartikuluar, të kapilarizuar në të gjithë pjesën e territorit të vendit. Kjo do të jetë një shtysë e madhe edhe drejt avancimit të Shqipërisë drejt integrimit të saj ne BE.

Klosi: Padyshim duhet të kenë këtë laborator të ri një qendër ekselence, një qendër ku mund të trajnohen më shumë, ku të kenë mundësi të marrin aftësi më të mëdha, ku të kenë mundësi që atyre deleve që Ambasadorët shohin nëpër Shqipëri tu japim një vlerë më shumë, vlerën e kualitetit shqiptar.

Ndërsa Ambasadori i SHBA-së në vendin tonë Donald Lu këtë qëndër e sheh si një mundësi të mirë për të rritur cilësinë e prodhimeve bujqësore dhe të konkurueshmërisë.

Lu: Kur kam mundësi të udhëtoj nëpër Shqipëri buzëqesh sa herë shoh një tufë delesh në rrugë.Kjo më kujton se Shqipëria nuk është Tirana dhe se pjesa më e madhe e këtij vendi të bukur mbetet rurale dhe bujqësore.

Pjesë e Qendrës së Arsimit dhe Formimit Profesional janë edhe dy laboratorë, i sigurisë ushqimore si dhe ai i mbrojtjes së shëndetit të kafshëve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.