Çfarë ndodh me trupin tuaj pasi pini një cigare?

0
178

Brenda 20 minutave pasi të pini një cigare trupi juaj fillon me një seri të ndryshimeve që vazhdojnë për vite me radhë.

Më poshtë do t’i shihni disa fakte se si normalizohet trupi juaj pasi që e lini cigaren për periudha të ndryshme kohore, transmeton Gazeta Express.

20 minuta pasi ndalohet pirja e cigares  zemra juaj fillon të rrahë normal.

Nëse nuk e ndizni cigaren përgjatë 12 orëve, niveli i monoksidit të karbonit në gjak bie në normale.

Mjaftojnë 3 muaj që të mos e ndizni cigaren dhe rreziku nga sulmi në zemër fillon menjëherë të bjerë, si dhe funksionimi i mushkërive të juaja fillon të përmirësohet.

Duroni për 9 muaj pa e konsumuar cigaren dhe kollitja juaj do të ndalet.

Nëse nuk e ndizni për 1 vit cigaren, zemra juaj do të bëhet imune ndaj sëmundjeve të ndryshme.

5 vjet pasi ndalohet pirja e saj, ju do ta siguroni jetën tuaj për 10 vjetët e ardhshme.

Shkencëtarët kanë konfirmuar se lënja e duhanit për 10 vjet do të zvogëlojë mundësitë për përhapjen e kancerit të mushkërive. Nga e cila sëmundje vdesin çdo vit një numër i konsiderueshëm i duhanxhinjve.

15 vjet pasi që ju i keni thënë jo duhanit rreziku i sëmundjeve koronare të zemrës është kthyer në atë të një jo duhanpirësi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here