Moment shokues, shoferi e përplas pasi ai i hedhte gurë te makina

0
130

https://youtu.be/vKlI1BUesjU

Ky është momenti shokues se si një shofer ka përplasur një burrë pasi ky i fundit po hidhte gurë drejt makinës së tij.

Video e filmuar në Brazil tregon momentin se si drejtuesi i mjetit e godet dhe e shtyn drejt një muri.

Raportimet thonë se burri i cili hodhi gurët është një “flanelinha”, emër i cili i vendoset punonjësve që ndihmojnë shoferët për të parkuar në vende të caktuara.

Anëtarë të publikut i paguajnë ata që t’i ruajnë makinat.

Por ka patur incidente në të cilat njerëzit nuk kanë pagur kështu që “flanelinha” është hakmarrë.

Në këtë rast duket se ka ndodhur një gjë e ngjashme.

Megjithatë burri i cili është ngritur më pas në këmbë nuk ka pësuar asnjë dëmtim serioz.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here