Familja refugjate ribashkohet me macen që lanë pas gjatë udhëtimit

0
168

macjaNjë mace është ribashkuar me familjen e saj refugjate nga Iraku pasi u nda nga ata gjatë udhëtimit me varkë nga Turqia për në Greqi.

Vullnetarë nxituan menjëherë për të gjetur kotelen e tyre të humbur të quajtur “Dias” e cila humbi kur familja mbërriti në Lesbos.

Nëna dhe 5 fëmijët e saj ishin tepër të dëshpëruar për të rigjetur macen e tyre dhe kaluan ditë të tëra duke kërkuar për të, para se të udhëtonin për në Berlin.

Më në fund banorët e gjetën Dias dhe i vendosën emrin që në greqishten moderne është “Zeus”.

Vullnetarja amerikane Ashley Anderson dhe miqtë e saj, Amy Shrodes dhe Michelle Nhin gjithashtu hapën një fushatë për të gjetur vendodhjen e familjes së maces.

Ato vendosën postera në anglisht dhe arabisht kudo në Greqi e Berlin derisa familja u bashkua me Dias.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here