Papa Françesku zhgënjen prindërit e studentëve të zhdukur

0
168

2016-01-15t012957z_649963051_gf20000095321_rtrmadp_3_mexico-violence-students_crop1453664140698.jpg_1718483346Prindërit e 43 studentëve të zhdukur në Meksikë kanë akuzuar autoritetet vendase se nuk i kanë lejuar të takojnë Papa Françeskun gjatë vizitës që ati i shenjtë zhvilloi atje.

Ata gjithashtu janë shprehur të zhgënjyer që Papa Françesku nuk përmendi ankesat e tyre gjatë pesë ditëve të tij në Meksikë.

Zhdukja e studenteve në qytetin Iguala ende ka mbetur mister, pasi qeveria tha se ata janë djegur nga një bande lokale e drogës, version i cili u hodh poshtë nga ekspertët ndërkombëtarë. Prindërtit e viktimave kërkojnë drejtësi dhe pas zhgënjimit me Bergolion, udhëtuan drejt kryeqytetit për të takuar Arely Gomez Prokuror i Përgjithshëm, të cilit i kërkuan përditësim të hetimeve.

Për ne ishte zhgënjyese që Papa Françesku nuk dha asnjë mesazh për këtë çështje apo për qytetet ku qindra njerëz janë zhdukur. Ne nuk donim të fokusohej vetëm tek 43 studentët, por tek fenomeni në tërësi që mbizotëron në qytetet tona, janë mbi 27 mijë të humbur, thotë njëri prej prindërve në konferencën e mbajtur pas takimit me prokurorin.

Rosales tha gjithashtu se familjarët e viktimave janë mbajtur qëllimisht larg Papës nga autoritetet meksikane.ç

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here