Standard.al

Letër PS-së për statutin, zbulohet “grupi” i Blushit

0

Të udhëhequr nga ish-presidenti Rexhep Meidani, 4 deputetë socialistë, së bashku me disa anëtarë të Asamblesë Kombëtare të kësaj partie, kanë hedhur firmat në një kërkesë drejtuar kryetarit të Komisionit të Garancive Statutore.

Objekti i kësaj kërkese lidhet me zbatimin dhe interpretimin prej këtij komisioni të shkeljeve të konstatuara në statut.

Në qendër të kësaj kërkese është ajo që nënshkruesit e kësaj letre thonë se, “Për funksionin e Kryetarit të PS është shkelur parimi i kufizimit kohor të mandatit, sanksionuar në nenin 30, pika 2 të Statutit të PS, duke e çuar mandatin e tij nga 4 në 7 vjet, çka sjell si rrjedhojë humbjen e legjitimititetit në ushtrimin e funksioneve të tij në parti”.

“Kërkojmë zbatimin dhe interpretimin e nenit 30 pikat 1/a, 1/b, 1/d, dhe pika 2 të Statutit të PS, mbi kufizimin kohor të mandatit të kryetarit të PS, si dhe mbi legjitimitetin e ushtrimit të funksioneve të tij në parti përtej këtij mandati”, thuhet në letër.

Interpretim kërkohet edhe për çështje të tjera që lidhen me parimin e kolegjialitetit, garantimi i së drejtës kushtetuese, ligjore dhe statutore e çdo anëtari të PS, për të zgjedhur e për t’u zgjedhur në të gjitha organet drejtuese të partisë.

Mbi simbolin, stemën,  flamurin e PS, përfshirë detyrimin e raportimit dhe të miratimit të burimeve financiare të PS, si dhe të shpenzimeve të saj, prej Kryesisë dhe Asamblesë Kombëtare, që prej vitit 2013 e deri në ditën e kësaj kërkese. Nga firmëtarët e kësaj kërkese katër janë aktualisht deputetë.

Firmëtarët e kërkesës:

Rexhep Meidani
Tritan Kalo
Maqo Lakrori
Suzana Hakrama
Petrit Ago
Ndre Legisi
Marko Bello
Mark Nikolli
Ben Blushi
Arta Dade
Mimoza Hafizi
Namik Kopliku

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.