Joleza vendos të blejë piskatore dhe publikon SMS-të e këmbyera me Ramën

0
127

Përshëndetje, vendosa të blej piskatore.

Me anë të kësaj letre dua të evidentoj dy arsye që më çuan drejt piskatores.

Së pari ishte mospërfillja që patët ndaj shkrimit për BabaStars nga Kel Demi dhe së dyti genjeshterën e madhe gjasme për mos rikandidimin tim si kryetare e FRESSH-it.

E para më shtyn në një nevojë të thellë të brendshme për piskatore sepse pasi kam postuar shkrimin e Kelit në profilin tim, jam penduar sepse nuk kam marrë sasinë e lajkeve të cilat pretendoja.

Kjo vjen si pasojë e një varfërie shprehie e cila është rrënjosur thellë në fjalorin tuaj dhe që nuk ka ndërmend të edukohet por vazhdon gabon ditë pas dite.

Një stil fin si ai i shkrimit të Kelit duhej të piketohej, të vëzhgohej, të studiohej, të bëhëj lajk, të komentohej, të shpërndahej, të diskutohej për javë të tëra, të bëhej një vërtetim shkencor nga NASA, të më dekoronin dhe si përfundim të emërohesha zbuluese e pikëpamjeve të pazakonta model GetoXhizzi poshtë pallatit.

Dhe pse do thoni ju? Sepse shkrimi i Kelit osh Ma i Madhi n’Ven.

Nga njëra anë jam unë që kam dy muaj që dëgjoj Deep Parpëll dhe shkoj në festat e Getoarit me zor. Nga ana tjetër janë lacat me muskuj (i kam shum qef këta) të cilët dëgjojnë muzikë me llafe turpi.

Kjo e dyta është gjenerata e bërë.

Ajo që flitet për mua se nuk do rikandidohem është false, e krijuar nga gazetarët e Saliut.

Këtyre tipave nuk ju del e keqja që unë kam besimin e plotë të shefit tim Edi të cilit i pëlen fjalori im GetoXhizz.

Edi do më kandidojë mua sepse unë kam qenë e vetmja që kam futur në fjalor stilin urban dhe suburban në parti dhe pata guximin ta shpalos.

Shef Edi më vlerëson shumë për stilin tim GettoXhizz dhe për t’iu bindur juve do ju tregoj dhe SMS-të që këmbyem sot paradite kur e njoftova që kisha blerë piskatore.

Unë dhe Shefi komunikojmë përherë me stil GetoXhizz:

 

Unë: Shefi Shefi nuk i kom syt e ajt pi gjumit po i kom pi barit , sot e bleva piskatoren e leshit du me i plas hejtërsat e FRESSH-it.

Shefi: A ki lyp faturën tatimore për q’at piskatore?

Unë: Me faturë, s’ka hajgare, e pshjelli si cigare e dhezi ashiqare.

Shefi: Leje tjert qa thojn, ty mos ta nin, se tinza kejt e pin, kto kejt e din.

Unë:  Erën ma nin kudo, thirrëm lule bukurosh, tash kallxo aj Shkëlqim Cani, ça t’bani?

Shefi: Gjithçka osht bo me mund, e tash mo s’ka kurgjo, s’jena mo, s’jena mo’ s’jena mooo.

Unë: Vet e ke bo filmin me dy role kryesore, zemër, ti je real e Cani ish aktore.

Shefi: S’po du me ja lon kejt fajin,  amo syt’ e mi po kajin.
Bye bye hejtërsa….shihemi në një tjetër pallat në Mars. Në Pallatin e Kongreseve me mo, se kemi Kongresin.
Aspak e juaja, Joleza.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here