Depresioni i nënave pas lindjes, ja shkaku

0
180

Zbulimi vjen nga Instituti gjerman ‘Max Planck’ në Lipcia dhe mund të shërbejë për parandalimin e një patologjie qe kohët e fundit është përhapur se tepërmi.

Përgjithësisht, të gjitha gratë pas lindjes pësojnë ndryshime që lidhen edhe me gjendjen e tyre të humorit.

Kjo fazë në jetën e një gruaje quhet ndryshe edhe “Baby Blues” dhe lidhet kryesisht me uljen e nivelit të hormoneve estrogjene në organizëm.

Por ka edhe shumë raste të tjera, kur këto fenomene nuk lidhen vetëm me fazën e sipërcituar, por paraqesin simptoma të qarta të depresionit.

Sipas këtij studimi, përgjegjëse për këtë patolologji është një enzimë, e cila quhet Monoammina ossidasi A, e cila në trurin e nënave që paraqesin simptoma depresioni arrin nivele të larta, shkruan noa. Është përcaktuar që pasoje e kësaj enzime është ndarja e dy neurotransmetues që përcaktojnë gjendjen e mirë të organizmit, përkatësisht serotonina dhe dopamine.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here