Dekretetet për dy ministrat, Meta: Besoj te fryma bashkëpunuese, gjithçka do ecë si është parashikuar

0
149

Kreu i Kuvendit Ilir Meta u shpreh optimist për dekretimet e Presidentit Nishani për dy ministrat në kabinetin qeveritar. Në një konferencë për mediat, nga selia e LSI, Meta u shpreh besimplotë tek fryma bashkëpunuese mes institucioneve.

Meta: Lidhur me dekretet për dy emërimet në qeveri, ne kemi nevojë për klimë bashkëpunuese në respekt të Kushtetutës. Gjithçka do të ecë sipas parashimeve të Kushtetutës, kështu që nuk kam pse të jem i shqetësuar. Duhe të ritheksoj durimin dhe besimin se fryma bashkëpunuese mes institucioneve do të prevalojë mbi thellimin e mosbesimit të panevojshëm.

Meta foli edhe për Reformën në Drejtësi dhe Byronë e Hetimit, ku tha se gjithçka ka ecur sipas parashikimeve.

Meta: Reforma në drejtësi do të realizohet në kohën e duhur dhe me cilësinë e duhur. E vërteta është se e gjitha axhenda e kësaj reforme e deri tanë ka ecur sipas afateve të parashikuara.

Byroja e Hetimit ka qenë çështja e diskutueshme për shkak të ankimimit të opozitës. Ne kemi votuar ngritjen e Byrosë që më parë sëbashku me PS dhe më pas debati është rikthyer për shkak të papajtueshmërisë që vlerësoi Gjykata Kushtetuese. Ka pasur disa qëndrime të ndryshme, por do të pritet Komisioni i Venecias.

Po ashtu kryeparlamentari Meta dhe se LSI mbështet të gjitha Partenritetet Publike Private që sjellin investime dhe që janë transparente.

Meta:  LSI mbështet të gjitha format e PPP që sjellin investime. Është një debat për efektivitetin e tyre, por ky nuk është një debat i sotmë, është një debat i hershëm. Ne besojme se pavarësisht nga qëllimet spekulative që nxisin një pjesë të debatit është e rëndësishme të ecet drejt thellimit të transaprencës dhe të një përfshirje më të madhe të Kuvendit kur bëhet fjalë për investime apo për koncesione që e kalojnë mandatin e një qeverie.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here