Si nisi ideja e Kupës së Botës?

0
213

Kampionati Botëror i Futbollit lindi nga ideja e presidentit të FIFA-s Jules Rimet për të organizuar një turne për ekipet kombëtare, në vitin 1928. Ndeshjet e para të këtij lloji u zhvilluan në vitin 1930 dhe përbëhej nga një turne që ka vetëm fazën përfundimtare në të cilën morën pjesë 13 kombe që pranuan ftesën.
Garat e mëparshme ndërkombëtare
Ndeshja e parë e futbollit ndërmjet dy kombeve u zhvillua në vitin 1872. Me atë rast ekipet sfiduese ishin Anglia dhe Skocia, në fakt në atë kohë ky sport ishte ende pak i praktikuar jashtë kufijve të Britanisë së Madhe. I pari zgjerim i rëndësishëm i futbollit botëror erdhi në maj 1904, kur u themelua FIFA. (Fédération Internationale de Football Association u themelua në Paris më 12 maj 1904 dhe përbëhej nga vetëm shtatë vendeve të Evropës: Belgjika, Franca, Hollanda, Danimarka, Suedia, Zvicera dhe nga përfaqësues të Madrid Football Club; Federata Spanjolle e Futbollit nuk ishte krijuar deri në vitin 1913). Në ato vite, futbolli filloi të bëhet gjithnjë e më shumë popullor dhe u përfshi si një sport demostrativ (dmth. pa vlerësime dhe medalje) në Lojrat Olimpike të viteve 1900, 1904, 1906 dhe u barazua me sportet e tjera në Lojrat Olimpike të vitit 1908. Organizuar nga Anglia dhe Football Association gara ishte e kufizuar vetëm për lojtarët jo-profesionistë (siç ishte rregulli në atë kohë) por u trajtua më shumë si një demostrim dhe jo si një garë në të gjitha aspektet. Kombëtarja amatoriale e futbollit anglez është fituese në vitin 1908 si dhe në edicionin e ardhshëm të vitit 1912. Në të njëjtën kohë FIFA bëri tentativë për të organizuar një turne ndërkombëtar për ekipet kombëtare jashtë kontekstit olimpik, kjo përpjekje është bërë në vitin 1906 në Zvicër. Por ishin ende vitet e para të zhvillimit të këtij sporti dhe FIFA vetë e përkufizon këtë eksperiment si një dështim. Pra vetëm gjatë Olimpiadës ekipet kombëtare kishin mënyrë për t’u konfrontuar, por skuadrat përbëheshin prej lojtarëve amatorë dhe për këtë arsye nuk përfaqësonin forcën aktuale të futbollit të shteteve. Një përpjekje të mëtejshme, për ta nxjerrur botën e futbollit nga pesë qarqet, është bërë nga Thomas Lipton i cili organizoi “Sir Thomas Lipton Trophy” në Torino në vitin 1909. Ky organizim ishte një garë mes klubeve të futbollit (jo nacionale) që vinin nga shtete të ndryshme, d.m.th një klub përfaqësonte një komb të tërë. Për këtë arsye, ky turne nuk është konsideruar si një paraardhës i vërtetë i Kupës së Botës (ndoshta e Kupës së Kampioneve, Champions League). Morën pjesë klubet më prestigjioze të Italisë, Gjermanisë dhe Zvicrës. Turneu i parë u fitua nga Ëest Auckland, një skuadër amatore angleze e cila ishte ftuar vetëm për shkak se Shoqata e Futbollit Anglez nuk pranoi të marrë pjesë. Ëest Auckland triumfon sërish në vitin 1911. Në vitin 1914, FIFA ra dakord të njohin turneun olimpik si një “kampionat botëror për amatorë”, dhe që nga ajo kohë bëhet pjesë aktive në organizimin e saj. Në këtë pikë zhvillohet edicioni i parë i Lojërave Olimpike të njohura nga FIFA në vitin 1920, dhe ishte Belgjika e cila dominoi, ndërsa në dy edicionet pasuese (1924 dhe 1928) suksesi buzëqeshi për Uruguaj. Në vitin 1928 FIFA mori vendimin për organizimin e turneut të tyre ndërkombëtar. Meqenëse Uruguai kishte fituar dy herë titullin e botës (edhe pse për amatorë), në vitin 1930 FIFA zgjodhi atë si nikoqir i edicionit të parë për profesionistët, që përkon me njëqindvjetorin e pavarësisë së shtetit të Amerikës së Jugut.

Zyrtarja e parë e Kampionatit Botëror të futbollit
Në edicionin e Lojrave Olimpike të vitit 1932, që do të zhvilloheshin në Los Angeles (SH.B.A), futbolli nuk ka qenë pjesë e programit për arsye se ky sport nuk ishte mjaft popullor në Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu FIFA dhe CIO (Comité International Olympique) ende nuk bien dakord në faktin se aty ishin të lejuar të luajnë vetëm lojtarë amatorë. Kështu Presidenti i FIFA-s, Jules Rimet, organizon Kupën e Botës të vitit 1930 që do të mbahet në Uruguaj. Kombet anëtare ishin ftuar për të dërguar një përzgjedhje, por zgjedhja e Uruguaj si vendin pritës të kampionatit, për ekipet evropiane do të thoshte, që do të përballen me një udhëtim të shtrenjtë dhe të gjatë nëpër Oqeanin Atlantik. Prandaj asnjë shtet i kontinentit të vjetër nuk iu bashkua kësaj ftese deri dy muaj para fillimit të kampionatit. Rimet, megjithatë, arriti të bindë të marrë pjesë kombëtaret e disa shteteve si: Belgjikë, Francë, Rumani dhe Jugosllavi. Në total 13 ekipe pranuan ftesën e Rimet; shtatë nga Amerika e Jugut, katër nga Evropa dhe dy nga Amerika e Veriut. Dy ndeshjet e para në historinë e Kupës së Botës u luajtën në të njëjtën kohë, dhe u fituan nga Franca dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat mundën respektivisht Meksikën 4-1 dhe Belgjikën 3-0. Goli i parë i Kupës së Botës u shënua nga Lucien Laurent i Francës. Katër ditë më vonë, Bert Patenaude i Shteteve të Bashkuara shënoi të parën tripletë në ndeshjen e fituar me 3-0 kundër Paraguajit. Në finale, Uruguai mundi Argjentinën 4-2 para një publiku prej 93.000 njerëzve në Stadiumin Centenario, Montevideo. Kështu Uruguai u bë ekipi i parë që fiton Kupën e Botës.
Kampionati Botëror i vitit 1934 u prit nga Italia. Ky ishte edicioni i parë që përfshinte një raund kualifikimi. Gjashtëmbëdhjetë ekipe u kualifikuan për fazën e fundit, një numër që është mbajtur deri në zgjerimin e turneut në vitin 1982. Uruguaj, skuadra kampione në fuqi, bojkotuan këtë vit si të zhgënjyer nga mungesa e shumë klubeve evropiane në edicionin që kishte organizuar katër vite më parë. Bolivi dhe Paraguaj mungonin, duke lejuar kështu përfaqësuesit e Argjentinës dhe Brazilit të marrnin pjesë në kampionat pa pasur nevojë për të luajtur ndonjë ndeshje kualifikuese. Egjipti ishte kombëtarja e parë afrikane që mori pjesë, por u mund nga Hungaria në fazën e parë. Italia fitoi trofeun, por mes shume akuzave dhe ankesave mbi arbitrazhin, sepse mendohej se Benito Musolini kishte ndikuar në zgjedhjen e arbitrave për ndeshjet e ekipit kombëtar italian.
Kampionati Botëror i vitit 1938 u mbajt sërish në Evropë, në Francë, përmes shqetësimeve të shumë shteteve të Amerikës së Jugut, Uruguaj dhe Argjentina vendosën të bojkotojnë këtë edicion (e dyta herë rresht për Uruguaj). Pas një lojë shtesë kundër Letonisë, Austria u kualifikua për në Botëror, por për shkak të aneksimit me Gjermaninë (Anschluss) në prill të vitit 1938 nuk mundi të vazhdojë me tej. Vendi i tij i është ofruar Anglisë, por ajo nuk pranoi ftesën. Për shkak të këtyre ngjarjeve, në fazën finale u ndeshën vetëm 15 ekipe. Për herë të parë nuk ishte shteti pritës për të fituar trofeun, ishte Italia fituese e titullit, duke mundur Hungarinë në finale, duke u bërë kështu e para kombëtare që shpallej kampion në dy edicone të njëpasnjëshme dhe e para për të fituar titullin e botës në tokë të huaj.

Lufta e Dytë Botërore dhe pasojat e saj penguar zhvillimin e edicioneve të viteve 1942 dhe 1946. Kampionati Botëror i vitit 1950 u mbajt në Brazil. Gjermania dhe Japonia, dy vendet që konsiderohen të jenë më përgjegjës për luftën, u përjashtuan që në fillim, ashtu siç kishte ndodhur edhe për Lojërat Olimpike të Londrës të vitit 1948. Ky kampionat shikonte për herë të parë pjesëmarrjen e Anglisë e cila nuk kishte marrë pjesë në edicionet e mëparshme pasi ajo nuk ishte antare e FIFA-s, ishte tërhequr në vitin 1920, për të shmangur ndeshjet me kombëtaret e shteteve kundër të cilëve ka luftuar në dy luftërat botërore. Një tjetër arsye ishte një lloj proteste kundër ndikimeve të vendeve të tjera në futboll (sport i lindur pikërisht në Angli). Në vitin 1946 Shoqata e Futbollit vendosi për t’u bashkuar me shoqatën botërore pas një ftese formale nga vetë FIFA. Turneu pa pjesëmarrjen e Uruguajit që mungonte në dy edicionet e mëparshme në shenjë proteste. Për arsye politike ekipet kombëtare të vendeve të Evropës Lindore (Hungari, Bashkimi Sovjetik dhe Çekosllovaki) nuk morën pjesë. Italia, kampione në fuqi, mori pjesë pavarësisht nga tragjedia e vitit 1949 në të cilën humbën jetën lojtarët e “Grande Torino” (shumë prej tyre luanin në kombëtare). Uruguaj fiton në finale kundër Brazilit, 2-1, duke u bërë kampione për herë të dytë (në dy edicione që ka marrë pjesë). Kjo lojë gjithashtu ka praninë më të lartë të çdo ndeshje, afërsisht 190 mijë.
Kampionati Botëror i vitit 1954 u zhvillua në Zvicër dhe ishte i pari që do të transmetohet në televizion. Kombëtarja e Bashkimit Sovjetik nuk mori pjesë për shkak të performancës së tyre jo pozitive në Lojrat Olimpike të vitit 1952. Kombëtarja Skoceze u shfaq për herë të parë në këtë turne, por pa regjistruar asnjë fitore dhe u eliminua në raundin e parë. Çerek-finalja mes Austrisë dhe Zvicrës pa rekordin e golave të shënuar në një ndeshje të Kupës së Botës, Zviceranët humbin me rezultatin 5-7, pasi kishin shkuar në avantazh me 3-0. Gjermania Perëndimore është fituese e këtij edicioni, duke mundur në finale kampionët olimpikë të Hungarisë me rezultat 3-2, me gol të Helmut Rahn në minutën 84′. Pak minuta më vonë barazon Hungaria me Puskás, por gjyqtari anësor Benjamin Griffiths anullon golin si jasht-loje. Ndeshja është e njohur në Gjermani si “mrekullia e Bernës”.
Kampionatin Botëror në vitin 1958 u zhvilluar në Suedi. Për herë të parë (dhe tani për tani i vetmi rast), të katër kombëtaret e Britanisë së Madhe u kualifikuan për në Botëror (Angli, Skoci, Uells (Ëalles) dhe Irlanda e Veriut që rrëzoi italinë. Deri tani ky është i vetmi edicion që Italia nuk kualifikohet për në Botëror). Suedia humbet në finale me Brazilin me rezultatin 2-5, dhe kjo ishte hera e parë që një shtet nga një tjetër kontinent të fitonte Botërorin në Evropë. Ky turne pa performancën e Pelé (Edson Arantes do Nascimento), i cili shënoi dy gola në finale.
Dymbëdhjetë vjet pas Kupës së Botës 1950, FIFA vendosi për të sjellë Kampionatin Botëror të vitit 1962 në Amerikën e Jugut, dhe pikërisht në një shtet të varfër siç ishte Kili. Artikuj të shumë gazetarëve komentonin se si një vend i pazhvilluar si Kili mund të mendoj të organizojë një manifestim kaq të rëndësishëm. Situatën e vendit e përkeqëson edhe më tepër “tërmeti i madh kilian” më 22 maj 1960, tërmeti më i fortë i shekullit të njëzetë; në fund, Botërori nuk pati ndonjë problem organizativ. Megjithatë, kujtohet si një turne që u ndikua shumë nga sjellja jo shembullore e arbitrave. Kili arriti në gjysmë-finale dhe u dorëzua vetëm perballë Brazilit e cila, edhe pse nuk luajti Pele, i dëmtuar, fitoi të dytin Kampionat Botëror radhazi në sajë të Garrincha, duke mundur në finale Çekosllovakinë me rezultatin 3-1.
Kampionati Botëror i vitit 1966 u organizua nga Anglia. Trofeu ishte vjedhur gjatë manifestimit por u gjet një javë më vonë nga një qen me emrin “Pickles”. Afrika e Jugut u përjashtua për shkelje të rregullores kundër diskriminimit (për shkak të Aparteidit). Përjashtimi mbeti në fuqi deri në vitin 1992, kur Shoqata e Futbollit të Afrikës së Jugut u ripranua nga FIFA. Kombëtarja e Koresë së Veriut u bë ekipi i parë aziatik për të arritur në çerek-finale duke mundur kombëtaren italiane (në sajë të golit të një lojtari amator i cili si profesion nuk bënte dentist, siç është thënë për vite, por mësues i edukacionit fizik). Anglia fitoi turneun duke mundur Gjermaninë Perëndimore 4-2. Në këtë lojë sulmuesi anglez Geoff Hurst u bë lojtari i parë që shënon një tripletë në një finale. Eusebio i Portugalisë (ekip që merrte pjesë për herë të parë në kampionat botëror) fitoi titullin si golashënuesi më i mirë me nëntë gola.
Kampionati Botëror i futbollit i vitit 1970 u zhvillua në Meksikë. Në kualifikueset për këtë Botëror theksohet rivaliteti midis Hondurasit dhe El Salvador, duke shkaktuar atë që është e njohur si “Lufta e Futbollit”. Ky Botëror kujtohet për pritjen historike të portierit anglez Gordon Banks që shpëtoi portën e tij nga një goditje e afërt me kokë nga Pele, ky gjest atletik është konsideruar si një nga shpëtimet më të vështira në historinë e futbollit. Një tjetër arsye pse ky Botëror ka mbetur në histori është gjysmëfinalja madhështore e cila pa duke sfiduar Italinë dhe Gjermaninë Perëndimore, madje në këtë ndeshje u shënuan edhe 5 gola gjatë kohës shtesë dhe kapiteni i ekipit gjerman, Franz Beckenbauer, ka luajtur një pjesë të ndeshjes me krahun e thyer, pasi trajneri gjerman kishte bërë tashmë të gjitha zëvendësimet e mundëshme. Italia fitoi 4-3 dhe shkon në finale ku mundet nga Brazili me rezultat 4-1. Kjo është edhe fitorja e tretë e Brazilit e cila i jep të drejtën e posedimit të trofeut “Jules Rimet Trophy”.

Pas caktimit definitiv të Trofeut “Jules Rimet” Brazilit, në fund të kampionatit botëror 1970, në edicionet pasardhëse do të quhet “Kupa e Botës FIFA” (engl. FIFA Ëorld Cup, fr. Coupe du Monde FIFA).

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here