Replikat pa mikrofon, nga “Vasilika ja hëngri kokën Jolezës” te sharjet “psikopat” e “kriminel”

0
162

 

Sali Berisha: Qesh ti, qesh. Tërhiqu sa më parë nga ajo aferë se po cenon  stabilitetin e vendit. Tërhiqu nga kjo aventurë dhe mos u bëj simboli më i urryer në historinë e pluralizmit. Në mandatin e parë si zv ministër  vodhe 18 milionë impulse me një vlerë prej 15 milionë euro. Mos u bëj mashë e këtij tjetrit për vjedhje. Si u largove në 2005 nga Shqipëria?

Taulant Balla: Asnjë ditë s’është larguar. Asnjë ditë të vetme. Berisha: U largua si shkelës kufiri, u arrestua nga policia greke.

Ahmetaj qesh dhe ve duart në kokë, Sali Berisha: Ky njeri shkoi në SHBA për të kërkuar azil politik…Ti s’ke as konceptin më elementar në Financa. Mos kujto se do e kalosh  përsëri kufirin.

Ahmetaj qesh sërish dhe i flet nga mbrapa, Berisha: Mos guxo ta bësh atë. Flet ministri si gangster. Kuvendi të ngrejë një komision hetimor parlamentar për gjithçka është shkruar për Ahmetajn.

Ahmetaj: Nuk e kaloj në aspekt personal se do të ndyja parlamentin. Kam qenë student i grevës së urisë dhe jam krenar. Berisha: S’mund ta përdorësh për të justifikuar vjedhjen. Balla:Grevën e urisë e ke përdorur ti ..

Ahmetaj: Sot kur jam 46-vjeç nuk më ka ngel asnjë cep e vrimë pa më kontrolluar. Kam qenë 26-vjeç , fëmijë në atë kohë…Në qoftë gjen diçka çojë në Prokurori dhë nesh del diçka për klokë të atyre dy vajzave do jap dorëheqjen

Idrizi, Ahmetaj: Po e bëni si bisedë këtë, mund ta vazhdoni edhe jashtë të dy…

Berisha: Më iku dhe Vasilika që i hëngri kokën Jolezës në Facebook, por këto janë punët tuaja. Nuk merrem unë.

Revoltohen deputetët e PS, Balla pa mikrofon: po edhe me një 26-vjeçare do merresh

Berisha:  E dini ju si bëjnë këta mbrapa meje (ministrat) si gangsterë. Po çfarë e çon mo, Peleshin të shkojë dhe të bëjë avokatin e Maznikut. Po Korça të njeh për zv.kryeministër ty mor djalë, apo jo?

Më pas ish-kryeministri flet edhe për vizitën e Kerryt dhe arsyen e saj, Berisha: Vendim nga një psikopat ( Për Ramën). Po si mund të marrësh 3 mijë muxhahedinë dhe nuk i thua një fjalë këtu.

Balla: O kryetari i seancës, foli këtij

Berisha: Ç’a seance, seancën e kam unë tani këtu. Dhe po ndërhyrë më, të lutem shumë…Balla: pusho ore aty, mos shaj… Berisha: Nxirre jashtë, vagabond.

Idrizi: Ju lutem mbani qetësi dhe ruani etikën, Balla: Po po thotë psikopat… të ruajë etikën.

Berisha: Çfarë etike mo, kërkoni etik, i konsideroni larva qytetarët, e bëtë njëherë me armët kimike, ngritët Shqipërinë në këmbë kundra. Tani me muhaxhedinët… turp.

Beqaj pa mikrofon: Boll ore boll, Berisha: Pusho ti hajdut….. Topalli-Beqajt: Ti mos ndërhy ti

Beqaj-Topallit: Po mbroni një kriminel këtu. Berisha-Beqajt: Ti je një, të them atë që je publikisht se them dot se nuk më shkon këtu. Kush je ti ti e di mirë.

Beqaj: Vazhdo… vazhdo…Berisha- Majkos: Po çfarë e çoi Peleshin të shkojë të bëjë avokatin e Maznikut, zv.kryetarit të bashkisë. Po se vjedh me të.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here