Blushi: Rama nuk bën zgjedhje se i trembet pakënaqësive të brendshme që ka krijuar në 3 vite

0
139

“ Sa më shumë ta nxjerri Ballën përballë meje Rama, aq më shumë njerëzit besojnë se ka të drejtë”

Deputeti socialist Ben Blushi ishte mbrëmë përballë gazetarit Yli Rakipi në Emisionin “Te Paekpsozuarit” ku foli lidhur me situatën e brendshme në PS duke theksuar se Rama i trembet zgjedhjeve.

Nga ajo që kujtojmë është që një grup jo një bandë ka marrë peng PS, ka marrë peng edhe një emër rilindje, një emër prestigjoz ky. Kanë marrë refrenin jo këngën, drejton jetën, Shqipërinë, vendin, pra është ky grup që mban peng edhe PS, një parti të madhe.

PS sot është një parti e pushtuar, ta them pse sepse pushtimi është pa rregull, nuk ka zgjedhje nuk kam mbledhje, kolegjalitet, nuk ka forume, kam arsye të them pavarësisht se nuk do të doja që të arrija në këtë fjalor, PS është e pushtuar, në të cilën për interesa pushteti po eleminohet gjithë partia duke e kthyer në partinë e një njeriu, kam hyrë në një parti tjetër, ku kam hyrë unë dhe shumë të tjerë….E ka marrë peng PS për arsye se nuk janë legjitime, nuk do të jenë të pranueshme për mua, s’do pranoj kurrë që PS të kthehet në biznes privat, dua që shqiptarët që të kuptojnë se asnjë grupi që hyjnë vullnetarisht nuk u pëlqen norma dhe një biznesi privat, në biznes punëtorët nuk kanë mundësi të zgjedhin pronarin. Pronari punëson, i merr në punë. Partitë nuk mund të jenë biznes, janë shoqëri aksionere ku një numër anëtarësh zgjedhin administratorin dhe kur ai nuk punon kanë të drejtë ta heqin, kjo normë bën diferencën mes një prone private dhe publike. PS ku unë kam hyrë është një pronë publike po luftojmë të jetë e tillë, s’po luftoj për karrierën time është për ti dhënë mundësinë shqiptarëve, po ti shkoja rregullave të karrierës së rilindjes kisha rrugë të thjeshtë, më besoni, po e bëj këtë betejë që PS të mbetet pronë publike.

Me këtë që thoni ju i shkon për shtat një frazë e Edi Ramës, para disa ditësh tha se qeveria po e nderon PS me këtë frazë, duket sikur partia  është tjetër, qeveria tjetër.

Kam pikëpamje tjetër, që mos zgjatemi shumë në këtë pikë, rilindja prej një grup njerëzish që po qeverisin të cilëve Bashkimi Europian dhe SHBA u kërkoi dekriminalizimin se futën në parti dhe parlament njerëz me rekorde kriminale, për cilat arsye për të mbledhur më shumë vota, nuk ishte vetëm kjo, ishte vetëm fillimi, u futën në PS me metodën e rilindjes, pa rregull, jashtë çdo zgjedhje për të dominuar ekonominë e Shqipërisë, nëse PS rrëzohet vazhdon të jetë kjo parti që s’duhet të jetë sot sigurisht që do vuaj ekonomia e vendit.

Sa përfaqësohet PS, se kur themi që ka qeverisur rilindja do të thotë që PS nuk qeka…

Një arsye që po arrijmë në një krizë besimi, ti s’bën zgjedhje, krizë e pastër, njeriu që qeveris e shfrytëzoi partinë për të ardhur në pushtet për të numëruar votat, ka krijuar pakënaqësi te anëtarësia, eleminon zgjedhjet për të mos matur pakënaqësinë. Edi Rama po eleminon zgjedhjet për arsye të pakënaqësisë, pjesa dërmuese e anëtarëve të PS, nuk është puna që janë pa punë, është e qartë që janë pa punë por janë të papërfaqësuar dhe nuk po përfitojnë punësim, që ishte detyrim sidoqoftë, nuk po përfitojnë nga të mirat e mirëqënies që PS premtoi, balancim taksash, më shumë mbështetje për të varfërit. Kjo është arsyeja që nuk ka zgjedhje, Rama i frikësohet pakënaqësisë që ka krijuar këto 3 vjet, nuk është kapriço, është paranojë….

Po lidhur me akuzat e Ballës?

Për këtë dua ta falënderoj Ramën, sa më shumë ta nxjerrë at aq më shumë  njerëzit do besojnë se ka të drejtë. Padyshim

 

Emigracioni masiv

Blushi: Ikin nga keqqeverisja, u mungon shpresa. Tahiri: Ky vend po zbrazet nga qytetaria e vlerat

Ligji i sjellë nga qeveria për regjistrimin e emigrantëve në vendet ku jetojnë, krahas kritikave të opozitës, ka hasur edhen një lloj tjetër këndvështrimi nga ana e socialistëve. Fjalimet e Ben Blushit dhe ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri u përqëndruan tek masiviteti i dy viteve të fundit të emigracionit, duke sjellë në qendër të vëmendjes arsyet që sipas tyre e sjellin këtë. “Pyetja është se përse shqiptarët ikin në emigracion? Çfarë i shtyn të ikin? Çfarë u mungon? Ajo që u ka munguar është shpresa për një qeverisje më të mirë dhe më të drejtë. Ata ikin si viktima të qeverisë së tyre. Vitin e shkuar ikën mbi 100 mijë. Nëse kjo ikje vazhdon, Shqipëria do jetë një vend më i vogël. Kemi qenë gati 4 milionë para 25 vjetësh jemi gati 2.8 milionë. Nuk mjaftojnë vetëm ikjet, por edhe lindjet që janë ulur. Shqipëria po bëhet një vend më i vogël. Nëse vazhdojnë me këtë ritëm ikjet. Kemi rënë në 12 të lindur për 1 mijë banorë, nëse s’duam të zvogëlohemi, duhet të frenojmë lindjet dhe të frenojmë emigracionin. Para disa ditësh isha në Kukës dhe Kukësi është qyteti i zbrazur i demokracisë. Kur shkon atje e sheh se çfarë  i ka bërë këtij populli keqqeverisja”, tha Blushi. Më tej, deputeti socialist shtoi se emigrantët janë forca punëtore më e kualifikuar dhe se sipas tij qeveria duhet të gjejë mënyrën dhe të krijojë kushtet që emigrantët të kthehen në Shqipëri. “Emigrantët nuk na duhen vetëm për votën. Emigrantët i kemi punëtorët më të kualifikuar. Ata shkuan në Europë dhe morën profesione që këtu nuk mund t’i merrnin. Emigracioni sot është shkolla më e mirë profesionale në Shqipëri. Nëse qeverisim më mirë ata kanë arsye të kthehen. Pse mos të kthehen?! Besoj se sot ka ardhur koha për një administratë shqiptare që pranon ata që jetojnë në diasporë”, vijoi Blushi. Por nëse fjalimi kritik i deputetit socialist për çështje të ndryshme është bërë thuajse i përjavshëm, ajo që habiti jo pak ishte deklarata e Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili megjithëse u mundua të mbulojë qeverinë për këto largime pranoi se nga vendi po ikin vlerat dhe qytetaria.  “Blushi tha më parë se ikin ende shqiptarë dhe është e vërtetë. S’është fenomen shqiptar, ikin grekë nga vendi i tyre, italianë, maqedonas, kosovarë, serb, shkon përtej kufirit të Shqipërisë sepse në një botë të tillë të kërkosh fatin aty ku e gjen më kollaj është normale. Edhe mua më pëlqen që të pyesim veten pse ikin?. E para, shifrat që thuhen këtu janë të pavërteta. Ky vend nuk po zbrazet nga njerëzit por nga njerëzillëku, qytetaria, nga mirësjellja. Ky parlament, kjo seancë është treguesi se çdo të thotë që parlamentin ta kthesh në një batërdi ku vlerat nuk mungojnë për disa dhe shkelen me këmbë nga disa të tjerë. Është kjo arsyeja që të dëgjoj për banditë, kriminelë, hajdutë e vrasës, sigurisht që ka pak vend për njerëzit e mirë. Po zbrazet nga morali, nga vlerat, nga ndershmëria, nga drejtësia”, përfundoi ministri i Brendshëm. Ndërkaq Blushi foli edhe për reformën në Drejtësi, për të cilën tha se shqiptarët e diasporës mund të zëvendësojnë prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar. “Kjo mund të ishte mundësi e madhe, që prokurorë e gjyqtarë t’i marrim nga diaspora. Rasti që ilustron fuqinë e diasporës është kombëtarja e Shqipërisë. Ajo është rasti që tregoi se si duke thirrur djemtë e talentuar që jetojnë në Perëndim, arritën ta kualifikojnë Shqipërinë.”, përfundoi Blushi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here