Basha: Kulti i individit të lirë, është ai që i prin protestave dhe nuk i shtrëngon dorën udhëheqësit për të marr tapinë që i takon

0
183

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur gjatë një aktiviteti se kulti i individit të lirë, është ai që i prin protestave dhe nuk i shtrëngon dorën udhëheqësit për të marr tapinë që i takon.
“Shqipëria ka nevojë për kultin e individit, jo atij diktatorial, që shembëm 20 vite më parë. Kulti i qytetarit të lirë, i cili në demokraci nuk është thjesht vlerësuesi me votë një herë në katër vite të qeverisjes, po është dhe duhet të jetë gardiani i qeverisjes, i cili nuk ka nevojë as t’i prihet as të stimulohet për protestë, po i prin protestës sa herë që keqqeverisja e lë në baltë, apo ç’është më e keqja e kthen në kohët e erëta kur e trajton si skllav, si qënie që është i lumtur që i shtrëngon dorën udhëheqësit, për të marrë tapinë e legalizimit që i takon, shërbimet për të cilat ka paguar dhe pa kërkuar llogari dhe kur gjysma e parave vidhen rrugës. Ky pa dorashka është dhe interesi im kryesor si forcë politike”, tha Basha.
Ai ka kritikuar maxhorancën që ka lënë në harresë përkujtimin e 25-vjetorit të demokracisë, më 20 shkurt, ditë që përkujton rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here