Vendet e rajonit: Shqipëria të përgatitet për një fluks emigrantësh

0
186

5 shtete europiane i kërkojnë vendit tonë të marrë pjesë në përpjekjet e tyre për të menaxhuar fluksin e klandestinëve. Sipas Maqedonisë, Serbisë, Kroacisë, Sllovenisë dhe Austrisë, Shqipëria shumë shpejt do të jetë rruga e re e emigrantëve që kërkojnë të arrijnë në perëndim të Europës. 5 krerët e policive të vendeve respektive gjatë një takimi në Zagreb nënshkruan një marrëveshje për regjistrimin dhe transportimin e përbashkët të emigrantëve që hynë nga Greqia në Maqedoni.

Maqedonia, Serbia, Kroacia, Sllovenia dhe Austria i bëjnë thirrje Shqipërisë të bashkohet në përpjekjet e tyre për menaxhimin e fluksit të klandestinëve, pasi sipas tyre shumë shpejt vendi ynë mund të bëhet pjesë e itinerarit të ri të refugjatëve që kërkojnë të arrijnë vendet e pasura europiane.

Deklarata erdhi pas takimit të mbajtur në Zagreb nga shefat e policisë së 5 vendeve, të cilët nënshkruan marrëveshjen e regjistrimit në një procedurë të përbashkët  të emigrantëve që hyjnë nga Greqia në Maqedoni dhe të organizojnë transportin e tyre ga kufiri drejt Austrisë.

Proçesi do të identifikojë dhe do të marrë të dhënat biometrike të klandestinëve për të përcaktuar më pas origjinën e tyre, nëse vijnë nga vendet e luftës si Siria, Iraku e Afganistani apo nga vendet të konsideruara të sigurta. Por në këtë proçes, emigrantëve nuk do t’iu jepet statusi i azilantit, hap i cili do të kryhet ose në Austri ose në vende të tjera që ata do të udhëtojnë.

Pas takimit të mbajtur në Zagreb, kreu i policisë kroate Vlado Dominic shpjegon:

“Ne kemi rënë dakord për të bërë profilizimin dhe regjistrimin e përbashkët të emigrantëve në kufirin Greqi-Maqedoni.

Pas regjistrimit do të nisë transporti i tyre dhe çdo vend do të garantojë që në territorin e tyre do të kalojnë vetëm ata emigrantë që janë regjistruar në Gjevgjeli.

Nga Presheva, policia serbe do të marrë përsipër shoqërimin e tyre në Sid, aty ku policia kroate do të marrë përsipër kontrollin e transportit drejt Dobovas.

Që aty policia sllovene do të marrë përsipër transportin drejt Šentiljit  deri në mbërritjen e tyre në Austri.Të gjithë ata që do të aplikojnë për azil në Austri do të qëndrojnë aty, pjesa tjetër do të shoqërohet drejt Gjermanisë.

Dominic shtoi se kjo marrëveshje ka për qëllim të shmangë khimin e refugjatëve dhe një udhëtim më të lehtë për ta, teksa masat e miratuara do të hyjnë në fuqi që prej të enjtes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here