Përplasje në Kuvend për vizitën e Kerry-t, Berisha: Është e turpshme që shqiptarët mos dinë për strehimin e 3 mijë muxhahedinëve

0
145

Arsyet e vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry në Tiranë, kanë përplasur opozitën dhe shumicën në Parlament.

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se ishte e turpshme për socialistët që nuk informuan shqiptarët se Kerry vizitoi Tiranën edhe për strehimin e 3 mijë muxhahedinëve në Shqipëri.

Por Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla thanë se Kerry erdhi në Shqipëri për reformën në drejtësi.

Berisha: Është e turpshme o socialistë të nderuar, nuk ka gjë më të turpshme që qytetari shqiptar të mos dijë asgjë dhe që ta marrë vesh nga John Kerry se erdhi për ti shprehur falenderime qeverisë shqiptare dhe shqiptarëve për marrjen e 3 mijë muxhahedinëve.

Bushati: Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve me Sekretarin Amerikan të Shtetit, siç u bë publike edhe në konferencën e përbashkët për shtyp, siç u bë publike edhe në brifimin që ka bërë Departamenti Amerikan i Shtetit për gazetarët që e shoqëronin që është bërë publik në media, kanë qenë edhe reformat që kanë të bëjnë me sundimin e së drejtës.

Balla: Ka shqiptarë nga me dy klasë shkollë deri me 22 klasë shkollë që nuk e ka kuptuar dhe nuk e ka marrë vesh që John Kerry erdhi për reformën në drejtësi.Ti nuk e përmende këtë, ke dy javë që merresh me një çështje që në axhendë nuk ishte çështje kryesore. John Kerry erdhi për reformën në drejtësi dhe konfirmoi edhe njëherë që ta kuptosh mirë që Ambasadorët amerikanë kur vinë në Shqipëri nuk kanë axhendat e tyre personale siç je mësuar ti ti quash Ambasadorët amerikanë sa herë që të bien në kundërshtim me interesat e tij.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here