Ligji i qeverisë për regjistrimin e emigrantëve, debat Rama-Dule-PD: Po shkatërrohen zgjedhjet

0
171

Projektligji për regjistrimin e emigrantëve ka përplasur në Kuvend ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe kreut e PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Dule kërkoi tërheqjen e projektligjit dhe bërjen e tij pjesë të reformës zgjedhore për t’u garantuar shqiptarëve që jetojnë jashtë të drejtën e votës që në zgjedhjet e ardhshme.

“Duhet që t’u garantojmë të drejtën themelore, ajo e votës. Jam kundër shikimit të emigrantëve vetëm nga xhepat e remitancave. Kanë potenciale intelektuale që mund të jenë në shërbim të vendit tonë. Unë kërkoj që në zgjedhjet e radhës emigrantët duhet të votojnë. Këtë projektligj ta tërhiqni dhe ta sillni në kuadër reformës zgjedhore”, u shpreh Dule.

“Dëgjova fjalën e kolegut Dule dhe nuk e kuptoj se përse shqiptarët emigrantë të mos regjistrohen dhe të marrin shërbimet? Në Shqipëri ka shtetas grekë që Athina i paguan, që i ka në regjistra dhe i lejon të bëjnë edhe aktivitet politik, por pse kjo nuk duhet të ndodhë me shqiptarët që jetojnë në Greqi, në Itali. Pse nuk duhet të ndodhë kjo s’e kuptoj. Ligji garanton hapin themelor, shërbim, standarde në shërbim dhe të drejtën e votës”, tha ai.

Projektligji kundërshtohet edhe nga opozita, e cila ka deklaruar votën kundër të saj.

Kam përshtypjen që ndoqët fragmente me shqetësimet që ngrita në fdiskutimin tim, jam pro një regjistrimi të emigrantëve, por para regjistrimti duhet që t’u garantojmë të drejtën themelore, ajo e votës. Jam kundër shikimit të emigrantëve vetëm nga xhepat e remitancave. Kanë potenciale intelektuale që mund të jenë në shërbim të vendit tonë. unë kërkoj që në zgjedhjet e radhës emigrantët dueht të votojnë. Këtë projektligj ta tërhiqni dhe ta sillni në kuadër reformës zgjedhore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here