Berisha i kërkon dorëheqjen Ahmetajt: Tërhiqu nga kjo aferë e pistë i korruptuar

0
201

Ende pa u zyrtarizuar si ministër i Financave, Arben Ahmetaj, mori urimet e kolegëve socialistë, me të mbërritur në sallën e kuvendit, por edhe me kërkesen e opozitës për të dhënë dorëheqjen nga një post që ende nuk e ka marrë zyrtarisht.

Sali Berisha: A doli se është TVSH e Olsit dhe e Edit. Ja që ai nuk pranoi ta firmoste. Unë të kërkoj këtu të  tërhiqesh nga kjo aferë e pistë. Mos u bëj faktor për destabilizim të madh të vendit. Të jesh i bindur se ne nuk do të pranojmë kurrë që kryetari dhe kryeministri yt të vjedhë TVSH e qytetarëve përmes teje

Arben Ahmetaj: Do ta marr atë detyrë dhe do të ul kokën e punoj përditë siç kam punuar 2 vjet nga mëngjesi deri në darkë. Do ta bëj sërish. Po unë jam një nga arsyet që antikorrupsioni në financa do të njohë nivel të paparë. Nuk funksionon kësshtu siç ka funksionuar.

Ish kryeministri Sali Berisha, hodhi akuza te ashpra ndaj tij, ndërsa tha se Ahmetaj mori drejtimin e financave vetëm për qëllime korruptive.

Ish kryeministri Berisha, tha se Ahmetaj nuk e lidh asgjë në financat madje siç tha ai është evidentuar si kampion korrupsioni. Edhe kjo akuzë mori përgjigje të menjëhershme të ministrit të emëruar të Financave.

Mbi akuzat u përgjigj Ahmetaj duke sfiduar Berishën duke i kërkuar të faktojë akuzat ndaj tij.

Sali Berisha: Si erdhi ky maje financave. Çfarë e lidh këtë me financat? A e dini që nëse e merr njeri në provim ju jap fjalën e nderit se nuk shkruan dot 5 fjali me korrektesë të doktrinës financiare.

 

Arben Ahmetaj, ministër i Ekonomisë të ketë hedhur një firmë që të ketë devijuar paratë publike apo të jetë në kundërshtim të hapur me ligjin çoje në Prokurori. Të premtoj për kokë të dy gocave të mia jap dorëheqjen për 1 sekondë

Kuvendi i Shqipërisë nuk i votoi këtë të enjte dekretet e shkarkimit të ministrit të Fiancave Shkëlim Cani dhe të Ekonomisë Arben Ahmetaj. Mazhoranca, ndërkohë, pret dekretet e Presidentit të Repbulikvës Bujar Nishani për emërimin e Ahmetajt në krye të Financave dhe të Milva Ekonomit, në drejtim të ministrisë së Ekonomisë.

Kryetari i kuvendit Ilir Meta, në një deklaratë për median e cilësoi çështje procedurash mosdekretimin e dy ministrave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here