Tiranë/ Qytetarët të revoltuar për fondet e shpërdoruara dhe punimet skandaloze tek ish-Kinostudio

0
158

1.75 miliard lekë janë shpenzuar për rindërtimin e hapësirave publike tek zona e ish Kinostudios, por qytetarët shprehen të revoltuar se punimet janë skandaloze. Kompania që ka abuzuar me fondet publike rezulton të jetë në pronësi të vëllait të drejtorit të UKT, Neritan Gjojdeshi.

Banorët e bllokut 91 në ish-Kinostudio ndjehen të revoltuar me gjendjen e parkut në lagje që sipas tyre, vetëm sa ka bërë me lekë firmën ndërtuese, se nuk ka sjellë asnjë përmirësim të jetesës për ta.

Firma “Bean shpk”, e cila është në pronësi të vëllait të Drejtorit të Ujësjellësit, Neritan Gjodeshi ka marrë për këto punime, 1.75 miliardë lekë nga bashkia e Tiranës. Me këto para ajo duhet të rregullonte parkun me stola e ndriçim dhe të bënte gjelbërimin e zonës.

Banorët thonë se madje, atyre nuk u lejohet të afrohen në sheshin mes bllokut të banimit, pasi sipas rojes, nuk kanë përfunduar punimet.

Sipas banorëve, firma ndërtuese nuk ka realizuar asgjë nga kushtet që duhej të plotësonte sipas kontratës, madje e ka bërë edhe më keq situatën.

Sipas kontratës që kompania në pronësi të vëllait të drejtorit të UKT Neritan Gjodeshi ka patur me Bashkinë e Tiranës, punimet duhet të kishin mbaruar rreth 11 muaj më parë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here