Presidentja e Maltës vizitë në Tiranë, takon Metën: Do jemi aletatët tuaj më të fortë

0
200

Gjatë takimit me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, Coleiro Preza tha se, në vitin 2017 Shqipëria do të ketë një aleat të fortë në gjirin e BE-së.

Ndër të tjera, gjatë takimit, Preza dhe Meta ranë dakord për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, si në aspektin politik ashtu edhe në atë ekonomik.
Presidentja malteze ka nënvizuar se, ka ardhur koha që bashkëpunimi ekonomik dhe shkëmbimet dypalëshe të intensifikohen në mënyrë konkrete, veçanërisht në fushat e turizmit mjekësor, transportit detar, arsimit dhe turizmit kulturor.
Në të njëjtat linja, kryetari i Kuvendit, Meta ka vënë në dukje se, Shqipëria dhe Malta, si dy vende me karakteristika të ngjashme dhe mesdhetare, kanë shumë të përbashkëta dhe për rrjedhojë shumë potenciale shkëmbimesh tregtare.
Gjatë takimit me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, Coleiro Preza tha se, në vitin 2017 Shqipëria do të ketë një aleat të fortë në gjirin e BE-së.
Ndër të tjera, gjatë takimit, Coleiro Preza dhe Meta ranë dakord për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, si në aspektin politik ashtu edhe në atë ekonomik.
Presidentja malteze nënvizoi se, ka ardhur koha që bashkëpunimi ekonomik dhe shkëmbimet dypalëshe të intensifikohen në mënyrë konkrete, veçanërisht në fushat e turizmit mjekësor, transportit detar, arsimit dhe turizmit kulturor.
Në të njëjtat linja, kryetari i Kuvendit, Meta vuri në dukje se, Shqipëria dhe Malta, si dy vende me karakteristika të ngjashme dhe mesdhetare, kanë shumë të përbashkëta dhe për rrjedhojë shumë potenciale shkëmbimesh tregtare.
Ndërsa në takimin me ministrin e Jashtëm, zonja Coleiro Preza dhe Ditmir Bushati diskutuan edhe mbi zhvillimet më të fundit në rajon, sfidat e sigurisë, fluksin e pazakontë migrator me origjinë nga vendet në konflikt si dhe nevojën e një koordinimi për përballimin e këtij fenomeni.
Gjatë takimit, Bushati dhe homologu maltez nënshkruan edhe Memorandumin e Bashkëpunimit mes dy dikastereve, në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here