Letër e hapur qytetarëve të Tiranës, Avokatit të Popullit, Kontrollit të Lartë të Shtetit.

0
280

“TAKSIM PARKU” I TIRANES:
SITUATA AKTUALE NUK ESHTE ASPAK CESHTJE PARKU APO KEND LOJNASH! – KJO KA TE BEJE ME VETE SHTETIN LIGJOR, ME TE ARDHMEN E QYTETIT E VENDIT, DHE ME BAZAT E DEMOKRACISE!
Me poshte gjithe shkeljet ligjore!

Te nderuar bashkeqyetare te Tiranes,

Te nderuar Avokat i Popullit, dhe Kryetar i Kontrollit te Lartet e Shtetit

Ne poziten e nje qytetari te thjeshte me te drejten qe me jep Kushtetuta, te nje profesionisti e akademiku te mireshkolluar ne fushen e planifikimit dhe zhvillimit te territorit, por mbi te gjitha me te drejten e perfaqesimit qe ka nje i zgjedhur vendor prej 3 mandatesh ne Bashkine Tirane; dhe ne kushtet e nje terri informativ per qytetaret dhe vendimmaresit e zgjedhur nga populli; situate qe po perkeqesohet cdo dite me shume edhe nga nje kontroll dhe manipulim i plote informimit te publikut nga autoritetet permes keqperdorimit dhe shkembimit te favoreve midis aktoreve te medias dhe politikes ju kerkoj te hetoni gjithe bazen ligjore dhe procedurat e ndjekura nga administrate aktuale e Bashkise dhe Kryetari i saj mbi planifikimin dhe zhvillimin e territorit ne Tirane, dhe ne menyre te vecante per rastin e “Kurores se Gjelbert” dhe Parkut te Liqenit Tirane.

Per te ndihmuar sado pak kete verifikim me interes publik qe lidhet me te drejeten e informimit publik e cila po i mohoet me arrogance qytetareve dhe te zgjedhurve vendore, do perpiqem te jap me poshte kuptimin tim per ate qe gjykoj se po ndodh ne realitet, duke mos pretenduar te mos kem te verteten absolute. Ne keto rrethana une besoj fort qe institucionet qe paguhen nga taksat tona duhet te bejne detyren minimale te verifikimit, transparences dhe informimit publik, e drejte e cila theksoj eshte Kushtetuese e qe nuk mohoet dot nga askush, as permes shatazhit, presionit, kercenimit, apo ofendimit te personalizuar. Per me teper qe tentavat per te mbyllur gojen njerezve te pavarur, shoqerise civile, akademikeve, oponenteve politike jane bere nje rast i perseritur ne nivelin e nje regjimi autoritar ku te drejtat kushtetuese shkelen me kembe cdo dite, dhe njerezit oponente dhe te lire inkurajohen te largohen nga vendi!

Sic jeni ne dijeni, dje qytetare te pavarur, aktore te shoqerise civile dhe opozita kane kontestuar me force prerjen e pemeve dhe zbatimin e nje projekti krejtesisht te paqarte per publikun dhe keshilltaret vendore, ne territorin sensitiv te parkut te Liqenit qe eshte pjese e Parkit Kombetar te Kurores se Gjelbert te Tiranes me sensitivitet te madh mjedisor dhe publik.

  1. Që me ardhjen në pushtet, në vitin 2013, qeveria aktuale, përmes Këshillit Kombëtar të Territorit, mori vendim mbi realizimin e masave mbrojtëse e rehabilituese për zonën e rëndësisë së veçantë të Kurorës së gjelbër të Tiranës. Në kuadër të këtyre masave, me vendimin e vitit 2013, qeveria u shpreh se asnjë leje zhvillimi nuk mund të jepej në sipërfaqen e kurorës së gjelbër, deri në miratimin e planit të përgjithshëm kombëtar, veç rasteve përjashtimore që kishin të bënin me mirëmbajtjen dhe me punime për interes publik, kombëtar e shtetëror.
    • Aktualisht, Plani i Përgjithshëm Kombëtar nuk është miratuar ende, dhe për aq informacion sa kanë qytetarët nga dëgjesat publike të realizuara në dhjetor 2015 në lidhje me këtë Plan, në të nuk ka përcaktime mbi kurorën e gjelbër të Tiranës dhe aq më pak mbi parkun e liqenit.
    • Edhe pse ky vendim KKT-je është miratuar mbi bazën e ligjit të kaluar të Planifikimit, ai nuk shfuqizohet (sikurse nuk shfuqizohen planet e miratuara nga KRRTRSH, përveçse nëse një ligj shprehet për shfuqizim).
  2. Në 29 dhjetor 2014, Këshilli Kombëtar i Territorit, me anë të vendimit nr. 4, përcakton kurorën e gjelbër të Tiranës si çështje dhe zonë të rëndësisë kombëtare në planifikim. Për këtë qëllim, bashkangjitet edhe një hartë, në të cilën vihet re se Parku i Liqenit është pjesë e kurorës së gjelbër, së bashku me aksin e bulevardit, Parkun Rinia (ku do ndertohen parkime) dhe qendrën e Tiranës. Po ashtu, kurora përfshin edhe kodrat e Saukut, Yzberishit, Pezës, Petrelës, Ibës, Priskës, Farkës e deri në Zall-Mner. Sipas këtij vendimi, dhe mbi bazën e përcaktimit të ligjit nr.107/2014, Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, të ndryshuar: ngarkohet AKPT për të hartuar planin e zhvillimit të të gjithë kurorës së gjelbër, me qëllim rritjen e shkallës së ruajtjes së saj, sipas zonimit të territorit (siç shprehet vendimi). Po ashtu, ngarkohet AKPT që të kontrollojë përputhshmërinë e çdo dokumenti planifikimi e zhvillimi që do të hartohet për/brenda këtij territori me vendimin (në fjalë) te KKT nr. 4 të dhjetorit 2014.
    • Aktualisht, nuk dihet që një plan i tillë të jetë hartuar nga AKPT. Edhe nëse ka letra, këto nuk janë publike dhe nuk ka pasur proces e dëgjesa qytetare, siç e kërkon ligji i planifikimit për çdo proces të mundshëm planifikimi.
    • Ky vendim nënkupton që projekti (masterplani) i bashkisë së Tiranës duhet të jetë i bazuar në këtë plan (jo ekzistues) të AKPT për kurorën e gjelbër.
  3. Meqenëse kurora e gjelbër e Tiranës është zonë e rëndësisë kombëtare, kjo do të thotë se pas hartimit të planit për të gjithë kurorën nga AKPT-ja, nëse ka procese zhvillimi e dhënie lejesh, sipas ligjit të planifikimit, duhet:
    – ose lejet të jepen direkt mbi bazën e planit të kurorës (nëse plani i kurorës shpreh detaje mbi kriteret e zhvillimit në pronën ku do të jepen lejet);
    – ose të hartohen plane të detajuara për zona të rëndësisë kombëtare, pra në rastin e parkut të liqenit: të hartohej një plan i detajuar për parkun e liqenit si një fragment i zonës së rëndësisë kombëtare “kurora e gjelbër e Tiranës”.
    • Nuk dihet që një plan i detajuar për zonën e rëndësisë kombëtare parku i liqenit të jetë hartuar. Nëse do të ishte hartuar, sipas ligjit nr. 107/2014 dhe VKM nr. 671 (27.05.2015) “Për miratimin e rregullores së planifikimit”, do ta kishte bërë ose një nga Ministritë (psh. ajo e mjedisit apo e zhvillimit urban) ose vetë AKPT-ja. Nëse do të kish pasur ndonjë proces plani të tillë, duhej te ishim informuar si publik pasi procesi do të shoqërohej me konsultime publike dhe me forume bashkërenduese, të botuara në Regjistrin e territorit në datat përkatëse, si edhe në mjete të tjera të informimit publik (sipas ligjeve të tjera – buletin zyrtar, faqe zyrtare, media, etj.). Po ashtu, një plan i detajuar për zonë të rëndësisë kombëtare do të shoqërohej (detyrim ligjor) edhe me një dokument të Vlerësimit Strategjik Mjedisor dhe sipas rastit edhe me Vlerësim të Ndikimit në Mjedis, dhe këto dokumente, sidomos VSM kanë së paku 3 dëgjesa publike të cilat duhet t`u realizohen (sipas ligjit për VSM).
  4. Le të supozojmë se bashkia “nuk e kuptoi” se plani i detajuar për parkun e liqenit duhet të hartohet nga AKPT/qeveria dhe vendosi ta hartojë vetë si një PDV lokale. Sipas nenit 22 të ligjit, PDV-ja, edhe me nismë publike (e në pronë publike), përveçse përmban VSM/VNM (dhe proceset publike përkatëse) duhet të kalojë në disa konsulta publike të organizuara nga kryetari i bashkisë. Ndërkohë, Këshilli i Bashkisë monitoron procesin e miratimit të PDV-së dhe garanton respektimin e procedurave ligjore për miratimin e saj. Në rast se Këshilli konstaton mangësi apo shkelje, këshilli e kthen PDV-në për rishqyrtim nga kryetari i bashkisë, brenda 60 ditëve nga miratimi i saj. Përpara vendimmarrjes së mësipërme, këshilli mund të organizojë një ose disa takime publike me palët e interesuara (siç shprehet neni 22 i ligjit).
    • Nuk dihet që një iniciativë për PDV të jetë ndërmarrë nga kryetari i bashkisë. Në të kundërt do kishin ndodhur konsultimet me publikun dhe këshilli i bashkisë do të ishte në dijeni të gjithçkaje.
    • Një projekt i tillë si ai i parkut të liqenit nuk mund të kalojë pa PDV, pasi nuk ka plan të përgjithshëm vendor që të jetë shprehur me detaje mbi kriteret e zhvillimit të asaj pjese të parkut. Edhe nëse aludohet se mund të jepet direkt leje për zonën më të vogël të lojërave për fëmijë, përsëri është gabim, pasi Bashkia ngul këmbë që ka “masterplan” dhe për më tepër, veç këndeve të lojërave bashkia ka folur edhe per nje qender polivalente (një kafene/ndërtese që do të bëhet në sipërfaqe parku – pra kemi te bejme me ndryshim karakteri nga natyror në të ndërtuar dhe ndërhyrja nuk kalon pa PDV (sipas kritereve në legjislacionin e planifikimit).
    • Pra projekti i nisur nga bashkia, nuk ka një bazë ligjore me dokumente planifikimi dhe procedura ligjore ku të mbështetet.
  5. Parku i liqenit është fond pyjor. Aktualisht ne kemi ende në fuqi ligjin nr. 9385, të vitit 2015, “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar, i cili shprehet (me një ndryshim të vitit 2012) se ndryshimi i destinacionit të një pylli apo toke me bimësi pyjore deri në 1 ha, bëhet me vendim të ministrit, ndërsa mbi 1 ha e deri në 100 ha, me VKM.
    • Nuk dihet, së paku nga opinioni publik, që një proces i tillë të ketë ndodhur.
    • Sipërfaqja e synuar nga masterplani është mbi 5 ha. Por edhe nëse prej saj zbresim gardën, përsëri sipërfaqja është më e madhe se 1 ha. Por edhe nëse do të ishte më pak se 1 ha, kjo ndryshon detyrimin e konvertimit së paku me vendim të ministrit përgjegjës.
    • Nuk mund të aludohet në asnjë moment se kjo ndërhyrje në park nuk është konvertim në tokë urbane, pasi aty do të ndërtohen ndërtesa, do të priten pemë, do të ngjeshet toka natyrore në disa pjesë dhe do të mbulohet me materiale të tjera, do të ndërtohet infrastrukturë publike.
  6. Në fillim të vitit 2016, qeveria shpalli moratoriumin për pyjet dhe parlamenti miratoi ligjin nr. 5/2016. Ky ligj përmban edhe disa përjashtime: a) shfrytëzimi i lëndës drusore për zjarr nga banorët e zonës; b) ndryshimin e destinacionit sipas legjislacionit në fuqi; c) shfrytëzim lënde drusore për rigjenerim, shëndetësim të pyjeve e pastrim mbetjesh drusore. Për gërmat: a) dhe c); ligji shprehet se bëhen të zbatueshme kur të dalin VKM-të përkatëse.
    • Nëse bashkia aludon se po rigjeneron shëndetin e pyjeve, nuk ka bazë ligjore për këtë, nisur nga dispozitat e moratoriumit;
    • Nëse aludohet se ndërhyrja në parkun e liqenit bëhet sipas gërmës b), atëherë duhej të ishte zbatuar ligji për shërbimin pyjor, i cituar më lartë në paragrafin 5.
  7. Të tjera
    Projekti dhe PDV-ja (nëse ka të tillë) duhet të jenë të pajisur përkatësisht me VNM dhe VSM. Këto dokumente do të ishin argumentuesit ligjorë për prerjen e pemëve, qofshin edhe të sëmura, sipas legjislacionit të mjedisit, dhe me akt eksperrtimi nga specialiste me fotografim e filmim, dhe e verifikueshme neser ne rast abuzimi deri ne Prokurori.
    Është i paqartë sidomos informacioni ne lidhje me procesin publik te prokurimit (projekt+zbatim ose vetëm zbatim) dhe te konkursit (nëse ka pasur një të tillë, por që nuk zëvendëson gjithsesi prokurimin dhe as PDV-në) Në dijeninë e publikut, konkursi për hyrjen e parkut të liqenit është pezulluar. Por deje ne debat ne tv-Klan doli qe ka nje fitues. Por edhe nëse nuk është pezulluar, një konkurs nuk legjitimon ndërhyrje që nuk bazohen në procedura ligjore.
    Prerja e pemëve dhe mbi të gjitha zënia e hapësirës natyrore (tokë) me ndërtime e betonizimi zhavorrimi, etj (qoftë edhe i pjesshëm i saj) ose mbulimi i tokës me çfarëdolloj materiali të papërshkueshëm nga uji, është faktori kryesor sot që rrit fenomenin e “stormwater runoff” qe eshte baza e permbytjeve. BE-ja sot mat vazhdimisht koefiçientin e betonizimit (“soil sealing”) sepse sa më tepër rritet siperfaqja e betonimit (“soil sealing”), aq më shumë rrezikohemi ne nga përmbytjet, qofshin këto edhe urbane. Korracimi i tokës në këtë mënyrë në kodrën e liqenit, vetëm sa do të rritë më tej rriskun e përmbytjes së rrugëve në zonën përreth. Kjo është edhe më e rrezikshme, kur dihet se bashkia sot dhe asnjë bashki deri më sot ne vend, nuk ka/kanë punuar për të rikonstruktuar rrjetin e ujërave të bardha dhe të kullimit të ujërave të shiut. Në thelb, përmbytjet e territorit në Shqipëri dhe sidomos vitet e fundit ne Tirane, i dedikohen korracimit të tokës paralelisht me mungesën në infrastrukturë, në të paktën 90% të rasteve. Çfarëdolloj plani të përmirësimit dhe shtimit të hapësirës publike të ketë bashkia për Tiranën, ai “nuk është dhe nuk mund te jete një plan i mirë” për sa kohë nuk është ende publik, nuk eshte debatuar, nuk eshte transparent, dhe nuk ka kaluar ne filtrin dhe proceset e konsultimit dhe informimit public. Keshtu qeverisja behet lehtesisht klienteliste, evazive dhe teresisht subjektive, duke mos dashur te hyj me tej ne akuza banale te paprovuara per momentin, por qe koha ka provuar se me kete llogjike mungese te shtetit ligjor, parku ka perfunduar nga lodrat ne pallate.

Kjo situate me kujton rastin e ngjajshem te “Taksim Parkun” te Stambollit ku te gjithe kuptuan se nuk behej fjala thjesht per peme e lojna por per mbrojten e shtetit ligjor, dhe te ardhmen e qytetit, vendit dhe vete demokracise, ne nje situate pa referenca morale dhe nje qeverisje pa fytyre njerezore!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here