Kolegët ju vënë në lojë, ja arsyet ….

0
172

Bulizmi – Çdo person që vë në lojë një tjetër synon t’i marrë atij pushtetin dhe ta kalojë tërë kontrollin te vetja. Ngacmuesit e bëjnë këtë duke u përpjekur të kufizojnë zgjedhjet e sjelljes te shënjestra e tyre në kohën e sulmit. Provokuesi kërkon që shënjestra e tij të ndihet aq në ankth saqë të mos të kundërpërgjigjet dot.

Vënia në lojë nga të tjerët është një fenomen shumë i përhapur në shkolla, ku bashkëmoshatarët tallin njëri-tjetrin për të fituar ndjesinë e superioritetit. Por ekspertët e psikologjisë paralajmërojnë se njeriu për nga natyra vë të tjerët në lojë dhe se ky fenomen i pahijshëm mund të vazhdojë edhe më tej në jetë.

Ambienti i punës është vendi ku mblidhen një shumëllojshmëri karakteresh njerëzore me një synim të vetëm: të përmbushin detyrat e tyre ndaj punëdhënësit. Por përtej kësaj detyre, lindin edhe konflikte në jetën e përditshme të zyrës. Kombinimi i tipave të ndryshëm, pashmangshmërisht mund të sjellë edhe njerëz që tallen me kolegët e tyre.

Pavarësisht metodave, çdo person që vë në lojë një tjetër synon t’i marrë atij pushtetin dhe ta kalojë tërë kontrollin te vetja. Ngacmuesit e bëjnë këtë duke u përpjekur të kufizojnë zgjedhjet e të sjellit te shënjestra e tyre në kohën e sulmit. Provokuesi kërkon që shënjestra e tij të ndihet aq në ankth saqë të mos luftojë mbrapsht, duke e lënë atë plotësisht në krye të ndërveprimit mes tyre.

Nëse një ngacmues arrin ta bëjë këtë me sukses, atëherë ai është në rrugën e duhur për të krijuar një marrëdhënie nënshtrues i nënshtruar, ku përdor kërcënime dhe presion që të detyrojë “prenë” e tij të bëjë ato çfarë i thotë. Ndërkohë, ankthi tek i sulmuari, e dizavantazhon atë, që të marrë sërish kontrollin e situatës.

Ja cilat janë shkaqet e bulizmit në punë

Frika nga dështimi

Ngacmuesi fillon të ketë frikë se po dështon në përmbushjen e punës së vet. Nuk ka prova të vërteta për të mbështetur këtë frikë, por terrori i tij/saj në dështimin e detyrës dhe turpërimi pas kësaj, i errësojnë gjykimin. Ngacmuesi shënjestron një koleg të suksesshëm dhe popullor në një përpjekje të gabuar për të tërhequr vëmendjen nga mangësitë e tij dhe për ta çuar atë gjetkë.

Përzgjedhja e kolegëve

Personi që vë në lojë të tjerët rikrijon stilin e tij të punës dhe ka një preferencë të fortë për të punuar me njerëzit me të cilët ndan vlera të ngjashme. Ai ndien përbuzje për çdo koleg që nuk e prezanton veten si të aftë, aktiv dhe plot vetëbesim. Tallësi vë në shënjestër një koleg me pozicion pune më të ulët, por i duhuri për ta sulmuar për dobësinë dhe për të rritur vetëvlerësimin përmes një lloj ndjesie false të “pushtetit”.

Xhelozia

Ngacmuesi bëhet xheloz për suksesin e një kolegu. Në vend që të punojë më fort për t’u bërë më i aftë, e rrjedhimisht më i suksesshëm, xhelozia e ngacmuesit kthehet në sulm ndaj kolegut të aftë. Kjo është një përpjekje për të penguar performancën e tij dhe për të parandaluar shijimin e fryteve të suksesit.

Frika nga talenti i tjetrit

Ngacmuesi frikësohet se mos roli i tij në punë mund të kërcënohet nga një koleg i talentuar, pavarësisht se kolegu nuk është as konkurrues dhe as ambicioz. Në vend që të përballet me frikën e tij të paarsyeshme dhe të punojë më fort, personi provokator vendos të shënjestrojë kolegun e tij për të eliminuar kundërshtarët.

Zilia

Ngacmuesi është ziliqar ndaj punës së një kolegu, por në vend që të përmirësojë aftësitë që do t’i japin mundësi të arrijë rezultate të ngjashme të shkëlqyera, ai shënjestron kolegun, duke bërë që ky i fundit të dyshojë tek aftësitë e veta dhe në vazhdim të bëjë një punë më të dobët. Tani provokuesi e ka rrugën e hapur që të marrë në mbikëqyrje punën e kolegut të sulmuar, ta bëjë mirë dhe t’i zëvendësojë.

Si të përballeni me bulizmin?

Lajmi i mirë është se personi i sulmuar mund të zgjedhë nëse do të jetë viktima, apo nëse do ta kapërcejë këtë fazë të errët të marrëdhënieve të tij në punë. Edhe kur duket se situata është e nderë, shënjestra mund të zgjedhë të kundërsulmojë. Është pikërisht ajo që viktima e bulizmit thotë ose bën në çastin kur po sulmohet, shkaku i ndërprerjes ose vazhdimit të talljes dhe pikërisht këtu gjendet pushteti i vërtetë.

Nëse i dorëzoheni atij që tallet me ju, e bëni këtë shpesh për të ruajtur marrëdhënien tuaj me të. Ju shpresoni se duke i dhënë atë që kërkon marrëdhënia juaj do të përmirësohet. Dëshira për të mbajtur një lloj komunikimi pozitiv brenda zyrës është e kuptueshme, por ndryshimi ekziston.

Është tjetër gjë të ruani një marrëdhënie profesionale me një person që nuk ju vë në lojë, por që është sfidues dhe tjetër gjë të silleni siç e meriton me një ngacmues dashakeq.

Shmangia motivohet nga dëshira për të parandaluar që frika dhe ankthi të ftohet. Kjo vjen kur dikush ju sulmon pa të drejtë, por ruajtja e marrëdhënieve me një person të rrezikshëm për ju nuk është aspak e shëndetshme.

Kthejani sulmin, sepse sa herë që dikush ju tall dhe ia hedh pa u lagur, ai person do ta vazhdojë sulmin ndaj jush, pasi nuk haset me pasojat.

Për t’i dhënë fund një herë e mirë provokimit në mjedisin e zyrës, ju duhet të mendoni mirë një përballje të pastër dhe të qartë, me argumente për personin tjetër.

Kështu do të vini sërish në vend pushtetin dhe pozicionin tuaj dhe do t’i tregoni atij/asaj që po futet në telashe me një person njëlloj të fortë dhe jo një njeri që mund ta shtypë sipas dëshirës. Veproni!

*Burimi: Psychologies UK.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here