0
119

Ndryshimet në qeveri arnime korruptive

Basha: Rama bëri kurban Canin që të mbulojë vjedhjen e 400 milionë USD, Ahmetaj simbol i plaçkitjes

“Zv.ministrja e Shëndetësisë Ekonomi ka qenë  punëtore e palodhur në skemën e zhvatjes, tani Rama e vendosi në krye të ministrisë së Ekonomisë”

Gëzim Saliu

Kreu i opozitës Lulzim Basha reagoi dje pas vendimit të kryeministrit Rama për të ndryshuar kabinetin qeveritar në dy dikastere të tij duke i cilësuar këto lëvizje si arnime korruptive. Sipas Bashës, me këto ndryshime në qeveriu vërtetua se Rama po promovon njerëzit që vjedhin dhe placckisin shqiptarët. Sipas kryedemokratit shkarkimi i i Canit u bë për të mbuluar vjedhjen e 400 milionë dollarëve në tatime e dogana. “Edhe pse lufta ndaj korrupsionit është një prioritet absolut sic e vuri në dukje edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Edi Rama mbetet i vendosur në promovimin e vjedhjes dhe hajdutërisë. Pasi bëri kurban Shkëlqim Canin për të mbuluar vjedhjen e 400 milionë dollarëve në tatime dhe dogana, me caktimin e Arben Ahmetajt si ministër financash, Rama konfirmoi se plaçkitja, zhvajtja, mbushja e xhepave me paratë e shqiptarëve, janë standartet e tij të qeverisjes. Ahmetaj është ndër më të besuarit e bandës plaçkitëse të Edi Ramës. Ai ka feksur me landfillin e Elbasanit nga ku vidhen 10 mijë euro para publike në ditë, dhe ka shkëlqyer si ndërmjetësi i pazarit të fshehtë, të paligjshëm dhe korruptiv për mega-aferën Skavica”, tha Basha.

 

Qëndrimi

 

Ndërkohë emërimin e zëvendës ministres së Shëndetësisë Milva Ekonomit, në postin e Ministres së Ekonomisë, Basha e cilësoi si dekorim të modelit korruptiv të koncesioneve të cilat sipas tij janë kthyer në vjedhjet më të mëdha në histori. “Rama dekoroi sot dhe modelin e koncesioneve korruptive në shëndetësi, një prej vjedhjeve më të mëdha në historinë e vendit ku u ndanë mbi 338 milionë euro me miqtë dhe klientët e tij. Si zv.ministre e Shëndetësisë zonja Konomi ka qenë një punëtore e palodhur në këtë skemë të madhe zhvatje. Për këtë kontribut ajo shpërblehet nga Rama duke u emëruar Ministre e Ekonomisë. Mesazhi i Ramës është i qartë. Vidh, bëhesh deputet dhe ministër. Vidh më shumë, Edi Rama të beson financat, të beson ekonominë e vendit. Këto arnime korruptive pasqyrojnë vetëm interesat financiare të Edi Ramës. Ato do ta thellojnë edhe më tej rekordin e vjedhjes, varfërinë dhe krizën që janë produktet e vetme të kësaj qeverie. Ndryshimi i vërtetë nis me largimin e Edi Ramës dhe bandës së tij plaçkitëse”, u shpreh lideri i opozitës. Lidhur me venmdimarrjet e fundit të kryeministrit reagoi edhe numri 2 në PD Arben Ristani i cili tha se ka ardhur koha që Rama të ikë vetë nga qeveria.  “Për mua Rama duhet të ikë vetë sepse ka treguar se nuk është i aftë ta qeverisë këtë vend. Noli tingëllon shumë aktual  pas 100 vitesh, kur një Halim që s’di këndim bëhet ministër për arsim” – u shpreh ai.

 

 

 

Ish-kryeministri

Berisha: Cani u hoq se kundërshtoi koncesionin e TVSH. Ahmetaj- Ramës: Më shfrytëzo, shef

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha reagoi dje lidhur me ndryshimet në kabinetin qeveritar duke i cilësuar ato si lëvizje që do i sjellin më shumë përfitime kreut të ekzekutivit Rama.  Sipas tij Shkëlqim Cani u shkarkua se nuk pranoi që koncensionin e TVSH ta merrte vëllai i kryeministrit, ndërsa Ahmetaj mori postin e radhës pasi siç theksoi Berisha ai paguan më shumë tek shefi i tij. “Me ndryshimet e sotme ne qeveri, Rama uzurpon për vete paratë e shtetit, por vrapon drejt fundit te tij te merituar! Iku hajduti i floririt Shkëlqim Cani. Ai falimentoi financat e vendit, por iku jo për ketë por se kundërshtoi ti japi Ramës nëpërmjet Olsit 140 milionë euro me koncesionin e TVSH!! Ahmetaj vjen ne financa, për te cilat ka zero njohuri, por ka marre përsipër ti japi Rames, nëpërmjet vëllait te tij Olsi, 140 milionë euro me koncesionin e TVSH dhe licencat e Kazinove! Tre vjet me pare, Ahmetaj president i kompanisë “Hermes” qe i kishte qytetareve shqiptare 15 milionë euro impulse ne Telekom, por qe mbylli dosjen me ryshfete 2 milionë euro, për habinë e te gjithëve u emërua superministër i kabinetit te “aleancës se qelbësirave”! Ahmetaj, i pyetur nga një njeri shume afër tij, se si ka mundësi qe nga mësues anglishteje i arratisur nga vendi për shkak te ndjekjes penale u ngjit kaq larte, Ahmetaj u përgjigj: “Unë u emërova sepse e paguaj me shume se kushdo tjetër Edi Ramën”. Bashkëpunëtor te ngushte te Ramës tregojnë se Arbeni pas çdo pakoje me euro qe dorëzon tek Rama, thotë vetëm një fjali: “Me shfrytëzo, shef, me përdor mos me kurse”!”, u shpreh Berisha. Po ashtu ish-kryeministri komentoi edhe emërimin e ish-zv.ministres Milva Ekonomi në ministrinë e Ekonomisë ku theksoi se,: “Kurse Milva, pasi organizoi për Ramën me Beqen vjedhjen e 320 milionë eurove koncesione ne ministrinë e shëndetësisë, vjen për te vazhduar besnikërisht veprën e Ahmetajt ne ministrinë e Ekonomisë, për ta varrosur përfundimisht ekonominë shqiptare”.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here