Tropojë/ Reforma në drejtësi, apelon Llalla për projektin pilot : Duhet diskutim më i gjerë

0
162

Kryeprokurori, Adriatik Llalla, ka apeluar sërish për një diskutim të gjerë në rrethe publike insitucionale dhe shoqërore për reformën në drejtësi.

Llalla foli gjatë një takimi te zhvilluar në gjykatën e Tropojës, ku po aplikohet projekti pilot “drejtësi pa vonesa”.

Ndërsa kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Florian Raunig tha se prezenca pret të shohë një debat politik konstruktiv për te përfunduar reformën në drejtësi.

Florian Raunig: Shqipëria ka nevojë për një reformë gjithëpërfshirëse të sistemit gjyqësor. Kjo reformë është në rrugë e sipër, me kontributin e ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë. Janë propozuar ndryshime kushtetuese, të cilat janë konsultuar dhe po rishikohen nga Komisioni i Venecias. Prezenca e OSBE-së është pjesëmarrëse aktive në këtë reformë. Por reforma mund ta arrijë objektivin “drejtësi për të gjithë” vetëm nëse zbatohet këtu, mes maleve të Tropojës, si dhe në çdo gjykatë tjetër të Shqipërisë.

“Për një drejtësi pa vonesa” filloi si projekt pilot në gjykatën e Krujës, në shkurt 2014 dhe u përqafua shpejt edhe nga gjykatat e Korçës, Pukës dhe Tropojës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here