Stilisti frymëzohet nga tatuazhet, modelet në pasarelë për koleksionin e ri

0
196

tatu2Tatuazhet dhe tradita e pikturimit të trupit kanë frymëzuar stilistin Tadashi Shoi për koleksionin e tij vjeshtë/dimër 2016, të prezantuar gjatë javës së modës që po mbahet në Nju Jork dhe do të përfundojë më 18 shkurt.

“Pikturimi i trupit, është si të kesh një lëkurë të dytë, por pa dhimbje”, tha Shoji. Cfarë janë ornamentet? Një fustan është ornament, një tatuazh është ornament. Të rinjtë i preferojnë gjithnjë e më shumë tatuazhet. Ideja ime është që kur ky fustan të vishet për një natë feste, të mund ta ndjesh si pjesë të lëkurës tëndë, dhe të nesërmën kur ta heqësh të mos ndjesh as dhimbje asgjë, tha stilisti.

Në këtë frymë, modelet sfiluan në pasarelë, me fustane në blu të thellë, të zezë, safir dhe me kostume të zbukuruar me aksesore të shndritshëm dhe gur të çmuar të errët.

Shoji, i cili ka lindur në Japoni dhe ka studiuar dizajn në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka një atelie në Los Angeles. Ai e ka lançuar linjën e tij të veshjeve që në vitin 1982.  Që prej asaj kohe, ai ka krijuar një klientele globale të vajzave dhe grave që preferojnë fustanet e këtij stili për mbrëmje gala, për ceremoni martesore, apo për yjet e botës së show biz-it që duan të duken mahnitëse në tapetin e kuq.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here