Shokon videoja e vajzave të mitura me kërcimin në tub

0
147

 

https://youtu.be/4UX9QCV_6M0

Shikuesit kanë mbetur të shokuar pasi kanë parë videon e trupës së vajzave të vogla të cilat kërcenin në tub gjatë emisionit të mëngjesit This Morning të ITV.

Të veshura me pantallona të zeza të shkurtra dhe me këmisha të bardha që i tregonin barkun, 8 vjeçarja Tilly-May e Timea si dhe 11 vjeçarja Mia kanë performuar për audiencën e miliona njerëzve.

Ato u ftuan në programin amerikan për të diskutuar nëse fëmijët duhet të ndjekin mësime kërcimi në tub, ku disa ekspertë u shprehën se një kërcim i tillë po “seksualizon” vajzat e vogla.

Mamatë e vogëlusheve i mbrojtën ato duke thënë: “Në këndin e lojrave ato kanë një tub ku luajnë, ngjiten dhe rrotullohen. Ku qëndron ndryshimi?”

Përdoruesit e internetit e kanë kritikuar klipin në rrjetin social Twitter.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here