Qytetarët shembin rrethimin e Veliajt te Liqeni

0
240

Ashtu siç ishte paralajmëruar, një grup me aktivistë të shoqërisë civile kanë protestuar tek Parku i Liqenit në Tiranë, duke shembur rrethimin e vendosur për ndërtimin e një parku lojërash.

Aktivistët e kanë shembur këtë rrethim para pak minutash.

Një ditë më parë, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se aty do të ndërtohet një park lojërash.

Ai tha se po priten disa pemë të sëmura, që do të zëvendësohen me mijëra të tjera.

Nisma Thurje ka postuar një video pas shembjes së rrethimit.

“Nje grup qytetaresh kane shembur sot ne mengjes rrethimin e ngritur nga Bashkia te Parku i Liqenit ne shenje revolte ndaj projektit te shpallur ne heshtje, pa transparence e te pakonsultuar me qytetaret,” thuhet në reagimin e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here