Presidenti: Rama i papërgjegjshëm, Kryeministri: E kisha me presidentin që i doli para avionit

0
107

Presidenti i Republikës ka dënuar ashpër një deklaratë të bërë në një intervistë televizive nga kryeministri Rama, lidhur me takimin e kreut të shtetit dhe sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, në aeroportin e Rinasit.

Përmes një deklarate për shtyp, presidenti Nishani e ka cilësuar si “të papërgjegjshëm” komentin e kreut të ekzekutivit.

“Kërkesa e Sekretarit Kerry, e përcjellë përmes Ambasadës së SHBA-së në Tiranë për të takuar Presidentin e Republikës gjatë mbërritjes së tij në Shqipëri ishte një nder i veçantë dhe respekt ndaj Institucionit dhe vetë Presidentit Nishani”, thuhet në deklaratë.

Në të i kërkohet kryeministrit të vendit që “të tërheqë menjëherë deklaratën fyese dhe spekulative ndaj Presidentit të Republikës dhe Sekretarit të Shtetit të SHBA-së”.

“Një qëndrim i tillë nuk përfaqëson nderimin dhe mirënjohjen që shqiptarët anembanë botës kanë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit amerikan”, përfundon deklarata.

Por i menjehershem ka qene reagimi i kryeministrit ne facebook i cili ka shkruar: Presidenca me ka keqkuptuar! Thjesht isha e jam i keqardhur qe Presidenti i Shqiperise i doli avionit perpara. Si e pse kjo s’ka pike rendesie…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here