Monitorimi i emergjencave, Bazo: Si të menaxhojmë rastet emergjente në këto qendra

0
178

Çdo lloj krize në vend, komandohet nga Qendra e Bashkuar Operacionale, përfshi edhe emergjencat civile. Në paqe drejtohet nga ushtarakë të rangut të lartë, por në kohë krize, drejtimi i saj mund të merret nga kryeministri, presidenti, apo Këshilli i Sigurimit, në varësi të përshkallëzimit të një situate.

“Qendra e bashkuar operacionale drejton në rutinë, në kohë paqe ësthë syri, veshi, pika nevralgjike e Forcave të Armatosura në jetën e përditshme. Në përshkallëzimin e krizës fillon e ngrihet niveli i pjesëmarrjes në këtë tryezë”, thotë gjenerali Jeronim Bazo.

Kjo sallë duhet t’i përgjigjet çdo lloj situate, por demonstrimi i reagimit ushtarak ishte ajo e një fatkeqësie natyrore, dhe ekzaktësisht e një përmbytjeje, nga te cilat Shqipëria preket shpesh. Në fund të vitit të shkuar qeveria ndërhyri në ligjin për emergjencat civile dhe i dha qendrës së bashkuar operacionale më shumë fuqi.

“Është më vendimarrëse dhe më e pavarur përgjatë zinxhirit të komandimit nga çka qënë deri dje. Thjesht e vetëm të mundësojë përgjigjen e menjëhershme nga kjo qendër në bashkëpunim me qendrat e tjera të emergjencës”, u shpreh ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Kjo sallë komandimi është e gatshme edhe për menaxhimin e mundshëm të një krize refugjatësh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here