Standard.al

Krijesa e çuditshme me përmasa gjigande del në bregun e liqenit Australian

0

 

Një krijesë e çuditshme që duket si një ndëthurje midis krokodilit dhe delfinit ka dalë në bregun e një liqeni Australian.   At Ethan Tipper ka realizuar një foto të gjallesës “prehistorike” në Liqenin Macquarie në NSW, para se ta postonte atë online.

Imazhet në rrjetet sociale kanë hapur shumë debate ku disa thonin se në fotografi ishte përdorur photoshop.

Koleksionuesi i peshqëve në Muzeun Australian, Mark McGrouther tha për Daily Mail se krijesa ngjason me një ngjalë “pike”, autoktone në ujërat e thellë të gjirit lindor të Australisë.

“Kjo është hera e parë që shoh një prej tyre”- u shpreh ai.

Ngjala pike njihet për goditjet e dhunshme dhe për dëmtimin e pajisjeve të peshkimit kur kapet nga peshkatarët.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.