John Kerry uron popullin e Kosovës për 8-vjetorin e pavarësisë

0
202

“Ky përparim përfshin edhe avancimin e dialogut të lehtësuar nga Bashikimi Evropian me Serbinë, nënshkrimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi, shtyrjen përpara të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian”, shkruan Kerry.

John Kerry, sekretari amerikan i shtetit, uroi popullin e  Kosovës, me rastin e tetëvjetorit të pavarësisë.

Me një  komunikatë shpërndarë mediave, Kerry rikujton vizitën që realizoi në Kosovë, në dhjetor të vitit 2015.

Me këtë rast, ai përsërit  përshëndetjen e arritjeve të  fundit të vendit drejt integrimeve euro-atlantike.

“Ky përparim përfshin edhe avancimin e dialogut të lehtësuar nga Bashikimi Evropian me Serbinë, nënshkrimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi, shtyrjen përpara të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian”, shkruan Kerry.

“Këta dhe hapat tjerë dëshmojnë vendosmërinë tuaj për t’u bërë një anëtar i plotë dhe produktiv i komunitetit euro-atlantik. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah Kosovës, ndërkohë që merr vendime të vëshitra dhe të nevojshme për të lëvizur përpara, në rrugën drejt qëndrueshmërisë më të madhe, përparimit dhe inegrimit rajonal”.

Ai rithekson se Shtetet e Bashkuara vlerësojnë miqësinë me të gjithë qytetarët e Kosovës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here