Japoni/ Vdes aktori gjatë provave në teatër, i ngulet në stomak shpata e samurait

0
229

Një aktor japonez ka vdekur pasi i është ngulur një shpatë samurai në stomak gjatë provave në një teatër të Tokios.
33-vjeçari Daigo Kashino po bënte prova bashkë me disa kolegë kur ka ndodhur incidenti.

Policia e Tokios po heton nëse ky incident ka qenë aksidental apo një krim i paramenduar. Mediat lokale raportojnë se askush nuk e ka parë se çfarë ka ndodhur saktësisht me aktorin fatkeq.

Kolegët e tij thonë se dëgjuan rënkime dhe kur kthyen kokën për ta parë, ai ishte i përkulur dhe u rrëzua në tokë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here